Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Osmani për vizitë në Lubjanë dhe Zagreb, takime me Pahor, Logar, Plenkoviq dhe Radman

Shkup/Lubljanë, 18 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot udhëton për në Lubjanë, ku nga dita e nesërme do të realizojë vizitë zyrtare në Slloveni dhe takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Anzhe Logar.

Në kuadër të vizitës në Slloveni janë paraparë takime edhe me presidentin Borut Pahor dhe Kryetarin e parlamentit, Igor Zorçiç.

Të martën, Osmani nga Lubjana do të udhëtojë direkt në Zagreb për vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku përveç takimit me homologun, Ministrin e Punëve të Jashtme, Goran Grliq-Radman, do të realizojë takim edhe me Kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe disa takime në Parlamentin e Kroacisë.

Vizita e shefit të diplomacisë në vendet e rajonit ndodhë në prag të vendimeve të rëndësishme për perspektivën evropiane të vendit, në pritje të miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Andaj edhe fokusi i takimeve pritet të jetë integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut, progresi i arritur i reformave dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke riafirmuar pritjet për mbështetje nga miqtë tanë për fillimin e negociatave brenda Presidencës gjermane me BE-në, deri në fund të vitit. Në bisedime pritet të hapen edhe tema të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht potencialet për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe ballafaqimi i përbashkët rajonal me sfidat e pandemisë COVID 19.

Postime të ngjashme

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

Komuna e Çairit dhe Sarajit nderuan misionarët e diferencuar politik

R Zh

ASH-AA: Politika të largojë duart nga arsimi

R Zh

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...