Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Osmani përkujton vrasjen e Tahir Zemajt

Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 18 vjetorin e vrasjes së Tahir Zemajt, njofton Insajderi.

Tahir Zemaj ishte vrarë në hyrje të Pejës më 4 janar të vitit 2003. Vrasja e tij ende nuk është zbardhur.

“Ne humbëm një komandant lufte të shkolluar dhe një veprimtar të shkëlqyer, si dhe dy djem në lulen e rinisë, vetëm pse i njohën dhe i respektuan institucionet e vendit të ndërtuara nga Presidenti Rugova dhe nuk u nënshtruan para kërcënimeve. Për më tepër, vrasja e tyre, sikur edhe e shumë veprimtarëve të tjerë, mbeti sot e kësaj dite e pazbardhur”, ka shkruar Osmani në Facebook.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Osmani, tha se nuk mjafton vetëm “thirrje për drejtësi”, por ndërtimi i shtetit ligjor që do të vendoste “drejtësinë në vend”.

“Andaj, derisa e rikujtojmë sot këtë humbje të madhe, nuk mjafton vetëm të bëjmë thirrje për drejtësi, por duhet t’ia kujtojmë vetes po ashtu se është detyrim yni që të bëjmë shtet ligjor, i cili i mbron qytetarët e vet dhe e vendos drejtësinë në vend për krimet e kryera, të çfarëdo kohe qofshin ato”.

“Vepra e komandant Zemaj mbetet e shënuar në historinë e Kosovës dhe gurëthemel i përpjekjeve për pavarësi”, përfundoi Osmani.

Postime të ngjashme

Prokuroria kërkon masë paraburgimi ndaj 11 të arrestuarve për keqpërdorim subvencionesh

S.B.

Përplaset Bieber me zëdhënësin e BE-së pas hartës skandaloze të Lajçakut

S.B.

Fondi për Garanci Kreditore sqaron procedurat për përfitimin e bizneseve nga Rimëkëmbja Ekonomike

S.B.

Tahiri i reagon ashpër BE-së: Për çfarë neutraliteti bëhet fjalë?

S.B.

AGK: Sulmi fizik në drejtim të gazetarit Visar Duriqi, shqetësues dhe i rrezikshëm për lirinë e shprehjes

S.B.

BE për hartën ku shfaqet Kosova si pjesë e Serbisë: Kemi pozicion neutral

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...