Osmani personalisht e dorëzoi në Berlin pasaportën e parë të lëshuar në Ambasadë

Berlin, 4 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vizitën e punës në Berlin e shfrytëzoi për ta dorëzuar dokumentin e parë të udhëtimit, të lëshuar, të përpunuar në bazë të të dhënave të marra me sistemin e ri modern të instaluar në më shumë Ambasada nga rrjeti diplomatik i Maqedonisë së Veriut.

“Nuk ka më afate të gjata, shpenzime dhe shqetësime të panevojshme. Tani e tutje, edhe informacionet mbi dokumentet e udhëtimit do të merren drejtpërsëdrejti në ambasada, nga ku në afat të arsyeshëm do të tërhiqen edhe pasaportat e gatshme. Qëllimi ynë është të jemi në shërbim të diasporës, të mundësojmë përgjigje efikase dhe ekonomike për nevojat e saja. Diasporë e kënaqur do të thotë edhe lidhje më e madhe e qytetarëve tanë me vendin, por edhe nxitje për kthimin e tyre në atdhe,” tha Osmani.

Siç njoftoi MPJ-ja, procedura e deritanishme për lëshimin e pasaportave mesatarisht zgjaste nga katër deri në pesë muaj, ndërsa analiza e Ministrisë së Punëve të Jashtme ka treguar se madje në disa raste procedura zvarritej më se gjashtë muaj. Përveç kohës, ajo nënkuptonte edhe kosto të mëdha, si për vetë qytetarët ashtu edhe për ministrinë.

Me instalimin e stacioneve bazë, përfaqësuesit e diasporës sonë kanë përfitime të mëdha si në aspekt të kohës së nevojshme për këto aktivitete, ashtu edhe të shpenzimeve financiare dhe njëherazi do të pajisen me produkt të gatshëm, pasaportë për një periudhë kohore prej dy-tri javësh. 

Related posts

Dr. Sofijanova: Ja çfarë pasoja kanë fëmijët të cilët e kanë kaluar KOVID-in pa simptoma

D V

Dënim me burg prej dhjetë viteve për shtetasin e Maqedonisë së Veriut i cili transportonte marihuanë përmes kufirit me Bullgarinë

D V

Incident i armatosur në Shkup, një person i vrarë dhe një i plagosur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More