Kosovë

Osmani priti në takim Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani

Zhurnal Ads

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim Auditorin e Përgjithshëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, Besnik Osmani. Ajo përgëzoi personelin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për punën gjatë pandemisë dhe dorëzimin me kohë në Kuvendin e Kosovës të Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2019.

“Osmani potencoi domosdoshmërinë e rritjes së kontrollit dhe monitorimit të fondeve publike, për të siguruar se ato janë shpenzuar konform ligjeve në fuqi. Në takim u përmend edhe nevoja që të adresohen rekomandimet e Raporteve Vjetore të Auditimit të viteve paraprake. 

Ndërkaq, Auditori i Përgjithshëm, Osmani tha se gjatë vitit 2019, janë audituar 95 organizata buxhetore, 14 ndërmarrje publike si dhe 9 projekte të financuara nga fondet e donatorëve.  Ai njoftoi kryetaren e Kuvendit për progresin e arritur në fushën e raportimit financiar dhe mangësitë në lidhje me ekzekutimin e buxhetit. Kryeauditori theksoi nevojën që institucionet ta forcojnë disiplinën financiare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Postime të ngjashme

Ish ambasadori holandez: Serbia është ajo që duhet ta ndryshojë Kushtetutën

admin

Pas Hotit komisionari evropian takohet edhe me Vuçiqin

admin

Hoxhaj pas deklaratave të Vuçiqit për luftë kërkon reagim urgjent ndërkombëtar

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...