Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Osmani: Rajoni medoemos të jetë triumfues ndaj sfidave të pandemisë

Shkup, 24 shtator – zhurnal.mk – Pandemia tregoi se sa jemi të cenueshëm si vende nga sfidat e Kovid -19, në veçanti ne, vendet e Evropës Juglindore, por njëkohësisht, pandemia dëshmoi se kemi edhe vullnet e edhe kapacitet për qasje evropiane në ballafaqimin me këto sfida, përmes bashkëpunimit efikas të ndërsjellë, si dhe bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në paraqitjen e tij në takimin e rregullt të ministrave të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (IQE).

Duke folur në mbledhjen kushtuar gjetjes së mënyrave për ballafaqim më të suksesshëm në normalitetin e ri, në këtë periudhë të pas Kovid- 19, Osmani foli edhe për sfidat rajonale të cilat pasojnë: mundësitë për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe qarkullim i pandërprerë i transportit, përforcimi i tregtisë dhe hapje e kapaciteteve turistike, si segment i bashkëpunimit ekonomik, e deri në shkëmbimin e informacioneve dhe praktikave më të mira në kuadër të protokolleve shëndetësore dhe njohurive epidemiologjike.

“Si Qeveri e re, në politikën tonë të jashtme si prioritet më të lartë i kemi vendosur marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, me theks të veçantë në intensifikimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit rajonal, që korrespondon me temën edhe në forumin aktual”, tha Osmani, duke nënvizuar se bashkëpunimi rajonal duhet të shikohet përmes prizmit të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, për çka u shpreh optimist se do të mbetet prioritet i Unionit edhe në periudhën e ardhshme.

Në paraqitjet e tyre, siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, ministrat theksuan se prioritet kryesor në ballafaqimin me pandeminë mbetet shëndeti i qytetarëve dhe minimizimi i pasojave ndaj sistemeve shëndetësore, por njëkohësisht u potencua se rifillimi i ekonomisë dhe adresimi i implikimeve sociale nga rënia ekonomike, po bëhen sfidat kyçe për vendosjen e normalitetit të ri.

Video Konferenca e Ministrave është pjesë e takimeve të rregullta vjetore të organizuara nga ana e kryesuesve të Nismës.

Përveç ministrave të Punëve të Jashtme nga 18 vendet anëtare të Nismës, në Konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Këshillit të Evropës, OSBE-së, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal dhe Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varheji.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Radev: Nuk kam ndërmend të shtyjë thirrjen e sapozgjedhur të Asamblesë së 45-të Kombëtare

R Zh

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

R Zh

KE: Mosplotësimi i kritereve mund të çojë në heqjen e regjimit pa viza

R Zh

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 193 raste me Kovid-19, 1014 të shëruar dhe 34 persona të vdekur

R Zh

Qeveria e publikoi listën e personave të cilët janë angazhuar për mes marrëveshjeve autoriale

R Zh

Një autobus doli nga rruga në Demir Hisar – nuk ka udhëtarë të lënduar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...