Agjencia Zhurnal.mk.

Osmani: Sapo të formohet qeveria në Sofje intensivisht do të angazhohemi për zgjidhje

Shkup, 30 korrik – Pasi të formohet Qeveria e re në Sofje, pas 15 gushtit do të intensifikohen bisedimet me qëllim që të bëhet depërtim eventual që në shtator, deklaroi sot shefi i Diplomacisë, Bujar Osmani duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për bisedimet me Bullgarinë.

“Mundemi intensivisht të angazhohemi për depërtim eventual që në shtator. Nëse ka vullnet politik që të zgjidhet kjo çështje që negativisht ndikon edhe në pozicionet e Bullgarisë në përgjithësi, mendoj se mund të gjendet mënyrë, ndërsa presidenca gjermane dhe portugeze treguan se ka zgjidhje. Ato propozime i ndërmori presidenca sllovene dhe shpresojmë se sapo të formohet qeveria pas 15 gushtit do të mundemi intensivisht të angazhohemi për depërtim eventual që në shtator. Megjithatë, nuk dëshiroj gjatë kësaj t’i ngris pritjet e publikut sa i përket kësaj çështje. Ajo që ne punojmë, jemi konstruktivë, të gatshëm të hyjmë në angazhim serioz diplomatik që t’i tejkalojmë dallimet në kuadër të pozicioneve të cilat i ka shteti, që dje edhe një herë u konfirmuan në Kuvend”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, me rëndësi është të krijohet parashikim politik në Bullgari, sepse kjo është dëshmuar si kyçe në progresin e mëtutjeshëm të zgjidhjeve të këtyre dallimeve të cilat i kemi.

“Dukshëm kjo u tregua si kyçe, edhe pse pritjet e mia, ndërsa edhe kështu pritej se nuk do të duhej të ishte problem, faktikisht ka qeveri teknike, sepse vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të jetë vendim teknik, sepse vendimi politik për fillimin e bisedimeve, BE-ja tashmë e ka sjellë që në mars të vitit 2020. Megjithatë, u dëshmua se megjithatë nevojitet qeveri politike, kështu që këtë do ta ndaj si çështje të parë prej të cilës do të varet dinamika e mëtutjeshme e bisedimeve, edhe pse ato bisedime nuk janë ndërprerë edhe me qeverinë teknike”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për media me homologen e tij nga Kosova, Donika Gërvalla Shvarc.

Osmani theksoi se komunikimi vazhdon sa i përket çështjeve të caktuara në pjesën e mbajtjes së komisionit të dytë ndërqeveritar sa i përket definimit të udhërrëfyesit, megjithatë do të varet nga ajo nëse do të ketë qeveri politike në Bullgari.

“Pasi të formohet qeveria atëherë do t’i dëgjojmë cilat janë pozicionet e qeverisë së re politike sa i përket kësaj çështje. Megjithatë një gjë është e qartë, edhe në interes të Republikës së Bullgarisë është që kjo çështje të zgjidhet. As Bullgaria besoj nuk dëshiron të jetë në pozicionin që ta bllokojë të gjithë rajonin dhe perspektivën evropiane të rajonit me të gjitha pasojat të cilat mund t’i ketë bllokimi i atij procesi në rajon”, është decid Osmani.

Dje edhe kryeministri Zoran Zaev tha se bisedimet me Bullgarinë për gjetjen e zgjidhjes për çështjet e hapura dhe tejkalimin e vetos për BE do të vazhdojnë menjëherë pasi të formohet qeveria në Sofje pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura para pak kohësh gjatë këtij muaji.

Kuvendi dje e miratoi Rezolutën për konfirmimin e pozicioneve shtetërore të Maqedonisë së Veriut në kontekst të bllokadave të integrimeve evropiane, të dorëzuar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së. Rezoluta në Kuvend ishte votuar me 95 vota “për”, ndërsa një të përmbajtur. Paraprakisht, deputetët e mbështetën amendamentin e dorëzuar nga një grup i deputetëve që në Rezolutë të vendoset emri kushtetues i shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy