Osmani: S’do të takohem me Vuçiqin në Budapest, dialogu Kosovë-Serbi bëhet në Bruksel

nga D V

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në kryeqytetin e Hungarisë ku edhe po mbahet Komuniteti Politik Evropian. Osmani gjatë konferencës për media ka thënë se do të takohet me liderë të vendeve të ndryshme.

E pyetur nëse do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, meqë ai ndodhet poashtu në Hungari, Osmani është përgjigjur se s’do të takohet dhe se takimet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë mbahen në Bruksel.

“Jo, zakonisht nuk takohemi. Kosova dhe Serbia takohen në kuadër të Dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Diskutimet po vazhdojnë në Bruksel në mes të kryenegociatorëve për atë se si mund të lëvizim përpara në implementimin e marrëveshjeve që janë arritur”, ka thënë Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More