Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Osmani: Shoqatat qytetare të reagojnë që në regjistrim të figurojë edhe grafa etnike bullgare

Shkup, 3 mars – Zhurnal.mk – Shefi i diplomacisë Bujar Osmani , mëngjesin e sotëm ka reaguar në lidhje me të drejtat e bashkësisë bullgare, ai u bën thirje organizatave qytetare qe ti kontaktojnë organet e regjistrimit që të krijohet një grafë e posaçme, ku mund të ketë hapsirë të shenohet edhe etnia bullagre, në listën e regjistrimit.

Siç thotë ai vendi ynë ka një model të sukseshëm të shoqërisë multietnike,dhe askush nuk guxon ti rrezikojë të drejtat e bashkësisë bullagre, njofton Zhurnal.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka një model jashtëzakonisht të suksesshëm të shtetit multietnike. Përveç të drejtave kolektive të komuniteteve më të mëdha, ekzistojnë mekanizma funksional për mbrojtjen e bashkësive më të vogla etnike. Në këtë kuptim, askush nuk duhet të kufizoj të drejtat e komunitetit Bullgar në vend, dhe veçantitë e tyre; përkundrazi, organizatat qytetare duhet të inkurajohen që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të përfshihen në të gjithë mekanizmat për realizimin e të drejtave të tyre kolektive”, shkruan Osmani.

Osmani iu bën thirje shoqatave që menjëherë të kontaktojnë autoritetet përkatëse me qëllim vendosjen e një grafe të veçantë në regjistrim.

“Përfaqësuesit e këtyre shoqatave, menjëherë duhet t’i kontaktojnë organet e regjistrimit, dhe të kërkojnë një grafë të veçantë brenda regjistrimit, me qëllim të përcaktimit të shpërndarjes kuantitative, demografike dhe gjeografike të këtij komuniteti të veçantë, gjë që do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në formimin e politikave të ardhshme të Qeverisë, të njësive përkatëse të vetëqeverisjes lokale dhe të vendit në përgjithësi”, ka reaguar Osmani në Fb.

Ndryshe edhe dje pati një përplasje mes pales maqedonase dhe bullgare në lidhje me të drejtat e bullgarëve në vendin tonë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

VMRO-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Filipçe

R Zh

Mexhiti: Nuredini, ishte model për fëmijët e Serovës dhe më gjërë

R Zh

Spitali i Gostivarit furnizohet në mënyrë të centralizuar me oksigjen

R Zh

Transplantim i suksesshëm i zemrës te një djalosh 27-të vjeçar

R Zh

Anketë: Fajzer dhe Sputnik-V vaksinat më të preferuara, 57,7 për qind e të qytetarëve kanë shprehur interesim për imunizim

R Zh

Zaev: Ndryshimi i kufijve vetëm në momentin kur vendet Ballkanike do të bëhen anëtare të BE-së me kushtet e mekanizmit të Shengenit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...