Osmani- Shveng: Ballkani Perëndimor duhet të jetë prioritet kryesor i BE-së

Shkup, 30 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është takuar me Krista Shveng, kryetare e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian- KESE.

Në takim, siç informojnë nga MPJ, Osmani u shpreh i kënaqur nga qasja që ky trup këshillëdhënës i Unionit e ka ndaj vendeve të Ballkani Perëndimor, duke  e konsideruar rajonin si pikë kryesore gjeostrategjike të Evropës, ndërsa procesin e zgjerimit si investim në paqe, stabilitet, siguri dhe rritje ekonomike për të gjithë kontinentin.

Osmani dhe Shveng poashtu kanë shkëmbyer mendime mbi planet për riaktivizimin e punës së Komitetit të Përbashkët Konsultativ KESE-MK, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për dialogun e Maqedonisë së Veriut me BE-në në fushën socio-ekonomike, dhe do të luajë një rol të rëndësishëm edhe gjatë procesit të negociatave.

Bashkëbiseduesit, theksohet në kumtesë kanë diskutuar edhe për Forumin e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor, i cili këtë vit mbahet në Shkup, me qëllim që rekomandimet e miratuara të Forumit të prezantohen në Samitin BE-BP, në Slloveni, javën e ardhshme.

Related posts

Rritet shkalla e punësimit në Maqedoninë e Veriut

N E

Indeksi Global i Krimit: Bandat maqedonase kontrollojnë tregun e heroinës, bandat shqiptare tregun e kanabisit dhe kokainës (Dokument)

I Z

Filipçe nuk paralajmëron masa të reja për momentin, të shihet një herë si do të kalojë gushti

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More