Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Osmani: Skënder Hyseni ka përvojë në negociata, por s’ka marrë vendime të mira politike gjatë karrierës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka folur për njohjen nga Izraeli dhe hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Thekson se delegacioni i Kosovës gaboi kur nuk insistoi të paktën që të shtyhet për pak kohë, hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Nuk është pak por si duket është shumë problematike për ta (BE’në). Unë nuk e di as a e kuptuar pala kosovare rëndësinë e një çështje të tillë dhe kjo ndodh kur njerëz pa përvojë në këtë fushë negociojnë”, tha Osmani në emisionin ‘Desku’ në KTV.

Por a i mungon përvoja Skender Hysenit?

“z.Skender Hyseni nuk është i papërvojë por nuk është që ka marrë vendime të mira politike për gjatë karrierës së tij. Pra duhet edhe kualiteti i përvojës”, tha Osmani.

“Nuk po flas si Ministër i Jashtëm por si politikan. Nuk është problemi te numri i viteve përvojë por edhe te kualiteti i asaj përvoje Nuk e di sa z. Hyseni ka qenë  i involvuar në negocimin e SHBA’të gjatë kësaj periudhe sepse s’jemi informuar mirëpo po flas për çështjen e Jerusalemit në përgjithësi”, shpjegoi ajo.

“Të gjithë ne e kemi mirëpritur njohjen e Kosovës nga Izraeli edhe pse po presim formalizim konkret mirëpo unë mendoj që së paku Kosova të insistojë atë që ka bërë Serbia që të shtyhet deri vitin e ardhshëm në mënyrë që deri në atë kohë tua shpjegojë partnerëve europian se pse e ka marrë këtë vendim”, theksoi Osmani.

Postime të ngjashme

17 deputetët që kanë fituar më së shumti legjislatura

T E

Vdes nga Coronavirusi peshkopi Atanasija

T E

Këta janë 120 deputetët e rinj të Kosovës

T E

Votat e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër

S.B.

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, për 24 orë shënohen shtatë vdekje dhe 591 raste të reja

S.B.

NISMA nuk e kaloi pragun, ky është numri i votave që mori Fatmir Limaj

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...