Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Osmani-Soreide: Maqedonia kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit

Shkup, 1 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, realizoi bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Ine Eriksen Soreide.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme bilaterale që Norvegjia ofron në mënyrë që të avancojë proceset e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, të reflektuar në mbështetje të kapaciteteve administrative dhe legjislative të nevojshme për procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Norvegjia renditet në një nga donatorët më të mëdhenj të ndihmës bilaterale, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në transformimin e vendit tonë në një shoqëri demokratike,” tha Osmani.

Gjatë bisedës u theksua edhe angazhimi i fuqishëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut  për të zbatuar agjendën e reformave, e nevojshme për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit. Njëherësh, u theksua bashkëpunimi i ngushtë shumëpalësh dhe pjesëmarrja e përbashkët e të dy vendeve në kuadrin e misioneve paqëruajtëse. Në këtë drejtim, Osmani përgëzoi Norvegjinë për zgjedhjen e saj si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB, që është një mundësi e shkëlqyeshme për të forcuar kontributin e saj në multilateralizëm.

“Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është një anëtare e NATO-s dhe me perspektivë të BE-së, e cila kontribuon ndjeshëm në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha Osmani.

Gjatë bisedës, Ministrja Soreide gjithashtu përgëzoi presidencën e ardhshme të Maqedonisë së Veriut me OSBE në vitin 2023 dhe angazhimin e vendit tonë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje, propozime dhe sugjerime për shfrytëzimin e potencialeve të bashkëpunimit ekonomik pavarësisht distancës gjeografike. Në të njëjtën kohë, u shkëmbyen informacione mbi gjendjen e krizës shëndetësore dhe pasojat socio-ekonomike të pandemisë, si dhe zhvillimet rajonale e ndërkombëtare. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

Tërmet në Kosovë, ndjehet në RMV dhe Sërbi

D V

Moti përvëlues “ngulfat” vendin, 80-100 intervenime të Ndihmës së Shpejtë

D V

Monitorim ndërkombëtar i proceseve gjyqësore

D V

Arkitekti z. Dashmir Arifi kandidat i PDSH-së për kreun e Komunës së Bogovinës

D V

Maqedonia e Veriut përballe me mungesën e punëtorëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...