Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Osmani sot takohet me shefin e diplomacisë shqiptare Gent Cakaj

Shkup, 17 shtator – Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të ketë takim bilateral me ministrin e autorizuar për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtoi MPJ, tema kryesore të takimit pritet të jenë bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në realizimin e qëllimeve strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjendja me marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për bashkëpunimin e mëtejmë dhe zhvillimi i tyre, bashkëpunimi në NATO, gjendjet me krizën globale aktuale shëndetësore dhe çështje të tjera me interes të përbashkët dhe të rëndësishme për rajonin tonë.

Gjatë vizitës zyrtare, ministri Cakaj do të pritet edh nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nga kryetari i Qeverisë Zoran Zaev dhe nga përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Pakoja e 5-të ekonomike përfundimisht kaloi në Komisionin e Financave dhe Buxhetit

R Zh

Regjistrohen 949 raste të reja me Kovid-19, janë shëruar 737, kanë vdekur 33 persona

R Zh

Pendarovski: Vaksinimi të zhvillohet në vazhdimësi deri në imunizim e plotë të popullatës

R Zh

Velkovski: Ka premtime nga VMRO-DPMNE-ja për zhbllokim edhe të ligjeve tjera

R Zh

Pasaportat për narkobosët dhe aferat korruptive dëmtojnë rrëndë imazhin e vendit

B L

Afera me vaksinat kineze/ Ivanovska për Zhurnal: Ende po mbledhim informacione

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...