Osmani takohet me admiralin Robert P. Burke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin Robert P. Burke.

 

Admirali Burke shprehu mirënjohje dhe falënderim për gatishmërinë e Kosovës për t`i strehuar qytetarët nga Afganistani.

Ndërkaq Presidentja Osmani ka theksuar se duke e njohur dhimbjen e popullit afgan, Kosova ka hapur dyert dhe zemrat.

“Ky akt nga institucionet e Kosovës është shembull që tregon se cilët janë aleatët e vërtetë të NATO -s në rajon. Synim i joni është që edhe Kosova të bëhet anëtare e kësaj aleance ushtarake në një të ardhme”, tha Osmani.

Ajo ka kujtuar se populli i Kosovës 22-vjet më parë u ndihmua nga NATO-ja dhe në këtë kontekst përmendi përparimin domethënës të shtetit për stabilitet dhe paqe në rajon.

Related posts

Lajcak: Dialogu duhet t’i sjellë njohje të plotë ndërkombëtare Kosovës

D V

NBC: SHBA do të dërgojë në Kosovë për verifikim, afganët që dyshohet se kanë lidhje me talibanët dhe grupet terroriste

D V

Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj, kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital dhe kishte thyerje të gjymtyrëve

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com