Kosovë

Osmani takon ambasadorin Rohde për nder të 30 vjetorit të bashkimit të dy Gjermanive

Zhurnal Ads

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde për nder të ditës së bashkimit të Gjermanisë.

Osmani në takim ka thënë se 30 vjetori i bashkimit të të dy Gjermanive përbën frymëzim dhe model për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave demokratike, raporton Gazeta Express.

“Teksa sot gjermanët kremtojnë, ndonëse me sheshe më pak të mbushura , shkaku i pandemisë, ne bashkohemi me ta për të festuar këtë 30 vjetor dhe për të rikonfirmuar përkushtimin për vazhdimësinë e miqësisë dhe lidhjes së fortë mes popullit të Kosovës dhe popullit të Gjermanisë”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, tre dekada më parë, Gjermania ishte prijetare në zhvillimin politik e ekonomik sepse gjermanët treguan guximin dhe vendosmërinë për të përqafuar vlerat më sublime të demokracisë. 

Një telegram me rastin e Ditës së Bashkimit të të dy Gjermanive, zonja Osmani ia ka drejtuar edhe Kryetarit të Bundestagut, Wolfgang Schäuble.​

Postime të ngjashme

Zemaj e njofton Osmanin për masat antiCOVID, duke paralajmëruar kategorizimin e komunave sipas numrit të banorëve të infektuar

S.B.

Miratohet plani operacional për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë

D XH

E godet me kondakë të pistoletës, i dyshuari në arrati

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...