Osmani takon kryeministren estoneze: Paqja e siguria në Evropë kërkojnë lidership të fortë

nga D V

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, në Samitin e Liderëve të EPC-së në Londër.

Osmani ka thënë se paqja dhe siguria në Evropë kërkojnë lidership të fortë dhe të guximshëm, të cilin kryeministrja Kallas e ka demonstruar në vazhdimësi.

“Gjithnjë kënaqësi të flas me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, në Samitin e Liderëve të EPC-së”, ka shkruar ajo në Facebook.

Samiti i katërt i Komunitetit Politik Evropian po mbahet në Londër me pjesëmarrjen e 47 vendeve evropiane, njëherësh takimi më i madh i liderëve evropianë në vitet e fundit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More