Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Osmani takon matematicientët: Arsimi të jetë prioritet mbi prioritetet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim nxënësit e Institutit ATOMI në të cilin ka thënë se shteti duhet të ketë arsimin prioritet mbi prioritet. Ketë takim, Osmani e ka bërë në ditën e saj të parë të punës si presidente e vendit për çka ka thënë se është shumë më rendësi që të fillojë mandatin duke i treguar botës për mendjet e ndritura që i ka Kosova.

Kryetarja e shtetit ka thënë se nxënësit e Institutit ATOMI e kanë bërë krenar shtetin përmes sukseseve të arritura edhe jashtë Kosovës.

Osmani: Është me rëndësi të fillojmë mandatin duke i treguar botës për mendjet e ndritura që i ka Kosova

“Është shumë me rëndësi që në këtë zyrë ta fillojmë mandatin tonë duke i treguar jo vetëm Kosovës por gjithë botës per disa nga mendjet më të ndritura që i ka Kosova jonë, fëmijë me dhunti të jashtëzakonshme të cilët na kanë bërë krenar jo vetëm brenda Kosovës por edhe nëpërmjet sukseseve dhe te arriturave të tyre jashtë Kosovës”, tha Osmani.

Sukseset dhe angazhimi i këtyre nxënësve, sipas Osmanit janë mesazh që investimi në arsim duhet të jetë prioritet për shtetin.

Osmani: Arsimi të jetë prioritet mbi prioritetet

“Ky është një mesazh shumë i rëndësishëm për ne që ta bëjmë prioritet mbi prioritetet arsimin. Vetëm një shtet i cili investon në kapitalin e vet njerëzor, në kapitalin e vet human, pra në rininë tonë, në nxënësit tonë, nëpërmjet investimit në arsim, mund të sheh një rrugë të ndritshme përpara ashtu siç po shndritë rruga juaj”, tha Osmani.

E drejtoresha e Institutit ATOMI, Naime Hoxha tha se takimin me presidenten, në ditën e saj të parë të punës, e shohin si shpresë për bashkëpunim e mbështetje për nxënësit.

Hoxha: Takimi me presidenten, shpresë per bashkëpunim

“Këtë padyshim e shohim si shumë domethënëse dhe shpresëdhënëse dhe si dritë në fund të tunelit prej neglizhencës që i është bërë fushës së arsimit, sidomos nxënësve me inteligjencë më të lartë që siç e përmendët ju janë kapitali njerëzor dhe burimi më i vlefshëm që secila shoqëri duhet ta ketë. Ky takim na jep shpresë dhe kemi besim qe do të mund të vazhdojmë të bashkëpunojmë”, tha ajo.

Para takimit me nxënësit e Institutit ATOMI, presidentja e Kosovës me të marrë detyrën ka pritur në takim xhudistët kampionë të Kosovës.

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Sot kujtojmë Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, UÇK-në dhe ata që dhanë jetën për liri

Dafina Vidishiqi

OVL proteston në shesh: Ministrat që fyen UÇK-në nuk ia dinë vlerën lirisë

Dafina Vidishiqi

A kanë të drejtë qytetarët të xhirojnë policinë?

Dafina Vidishiqi

Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Dafina Vidishiqi

ShSKUK: 115 pacientë në trajtim nga Covid-19

Dafina Vidishiqi

Haradinaj: Kosovë, urime Dita e Çlirimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...