Osmani takon sekretarin e ri britanik dhe ministren gjermane: Britania e Madhe dhe Gjermania, aleatë të palëkundur të Kosovës

nga D V

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në margjina të Samitit të NATO-s në Uashington ka takuar sekretarin e ri të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy dhe ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Osmani në një postim në platformën X shkruan se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës.

“Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington D.C, urova Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy për emërimin e tij. Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës dhe unë pres që të punojmë së bashku për të forcuar më tej lidhjet tona”, shkruan Osmani.

Presidentja Osmani është takuar edhe me ministren gjermane Baerbock.

“Gjermania ka qenë një përkrahëse e patundur e të ardhmes së patundur dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës. I shpreha mirënjohjen time ministres së Jashtme gjermane Baerbock  për mbështetjen e saj të palëkundur.

Samiti i NATO-s në Uashington ofroi një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar…”, tha ajo. /Telegrafi/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More