Agjencia Zhurnal.mk

Osmani: Të gjitha spekulimet dhe akuzat e rreme ndaj meje për “Pacient” kanë përfunduar

Shkup, 25 qershor – Zhurnal.mk – Zv.kryeministri Bujar Osmani, nga sot do të jetë i lirë nga akuza nga Prokuroria Publike në rastin “Pacienti” të PSP-së, pasi që për të njejtin është vërtetuar se ka punuar në korniza të ligjeve dhe nuk ka bërë asnjë shkelje, informon Zhurnal.

Këtë e bëri të ditur vet zv.kryeministri Osmani në rrjetin social FB. Ai shkruan se drejtësia më në fund erdhi në vend të vet.

Osmani faleminderon të gjithë shokët dhe familjarët për mbështetjen e dhënë në gjithë këtë periudhë, pasi viteve të fundit Osmani akuzohej nga PSP për veprime joligjore në punën e tij.

“E vërteta më në fund arriti te drejtësia!
Të gjitha spekulimet dhe akuzat e rreme ndaj meje lidhur me rastin “Pacient” kanë përfunduar.

Siç kam argumentuar vazhdimisht, pas shqyrtimit të të gjitha provave të dorëzuara, Prokuroria Publike e mbylli hetimin dhe vlerësoi se nuk kishte asgjë të paligjshme në punën time.

Dua të falënderoj të afërmit e mi, familjen time dhe miqtë e mi, për besimin që kanë pasur gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit edhe kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të mi për kujdesin dhe durimin që kishin, me çka më lanë hapësirë ​​e edhe kohë për të dëshmuar që kam pas të drejtë”, ka shkruar Osmani në FB.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...