Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Osmani: Të punojmë çdo ditë për ta ndërtuar Kosovën që e ëndërrojnë fëmijët

Prishtinë, 20 nëntor – U.d. Presidentja, Dr. Vjosa Osmani me rastin e Ditës Universale të të Drejtave të Fëmijëve bashkëbisedoi sot në një takim online me 30 fëmijë nga Asambletë Komunale të fëmijëve të Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit e Gjakovës.Ky bashkëbisedim u realizua për nder të 20 Nëntorit, i cili me vendim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është ditë që i kushtohet të drejtave të fëmijëve.U.d. Presidentja Osmani i uroi fëmijët me rastin e ditës së tyre dhe shprehu keqardhje që shkaku i rrethanave të krijuara nga pandemia Covid-19, nuk pati mundësi t`i mirëpresë ata në Presidencë.Zonja Osmani i siguroi ata për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, në funksion të përmirësimit të mirëqenies dhe bërjes së Kosovës siç e ëndërrojnë ata.“Vendi ynë është vend më i mirë, kur fëmijëria juaj është e bukur dhe e shëndetshme, kur çdo shok e shoqe e lagjes tuaj, fshatit apo qytetit tuaj ka mundësi të shkollohet dhe të marr edukim cilësor, kur ju mund të lozni në parqe e në ajër të pastër, kur mundësitë tuaja për tu avancuar dhe për të fituar vazhdimisht shkathtësi të reja janë të shumta e lehtë të qasshme”, është shprehur u.d. Presidentja. Ajo tha se beson fuqishëm në këtë, ngase: “Kur fëmijët janë mirë, të shëndetshëm, mirë të edukuar, dhe të fuqizuar, e tillë do të jetë edhe e ardhmja e vendit tonë”.Në bashkëbisedimin virtual me më të vegjlit, u.d. Presidentja pati rastin të njoftohet edhe me punën e Asambleve Komunale të fëmijëve, sfidat dhe kërkesat e fëmijëve nga komunat përkatëse. Ndërkaq fëmijët shfrytëzuan rastin t’i adresojnë u.d Presidentes një sërë pyetjesh që kanë të bëjnë me punën e saj.

Postime të ngjashme

Miftaraj ia numëron pozitat kryesuesit të ri të Këshillit Gjyqësor

Dafina Vidishiqi

Ministrja britanike pas takimit me Lajçak: Do të punojmë për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Dafina Vidishiqi

Sondazhi nga Pyper: Mbi 65% e qytetarëve mendojnë se propozimi për shkarkimin e Bordit të RTK-së ishte i nevojshëm

Dafina Vidishiqi

Musliu: Tash e tre muaj mungon insulina në Kosovë, MSh të marrë veprime konkrete

Dafina Vidishiqi

Çitaku: Thaçi më propozoi që ta zëvendësoj në postin e presidentit

Dafina Vidishiqi

BIK këtë vit vazhdon traditën e therjes së kurbanit, çmimi do të jetë 120 euro

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...