Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Osmani: Uebinari është mbështetje e fortë e aplikacionit vijues të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë në Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit- IHRA

Shkup, 19 maj, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në uebinarin edukativ multilateral në temë: Zbatimi në praktikë e tre definicioneve ligjërisht jo- detyruese të IHRA në shoqëritë multikulturore: leksione të nxjerra, praktika dhe hapa para, në organizim të MPJ-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me MPJ-n e Austrisë dhe Greqisë.

“Mbajtjen e kësaj ngjarje e riafirmoi angazhimin e përhershëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për përpjekjet e vazhdueshme dhe marrjen e masave konkrete për të gjitha çështjet që i referohen holokaustit”, theksoi Osmani.

“Uebinari është mbështetje e fortë e aplikacionit vijues të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë në Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit- IHRA”, potencoi Osmani në fjalimin e tij, duke iu referuar seriozitetit nga trendi i rritjes së antisemitizmit, shtrembërimin e Holokaustit, si dhe racizmin kundër romëve që minon themelet e sundimit të së drejtës dhe respektimit e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore. Osmani nënvizoi se është i domosdoshëm përforcimi i sistemit arsimor përmes pasurimit të përmbajtjeve edukative me dy definiconet e punës së IHRA-s, e në drejtim të ballafaqimit me sfidat në këtë plan.

Në uebinar fjalim kishte edhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, Ministri austriak për BE dhe Kushtetutë, Karoline Edshtadler dhe Koordinatori special i Komisionit Evropian në luftën kundër anisemitizmit, Katarina Fon Shnurbein, ndërsa morën pjesë edhe rreth 70 përfaqësues nga më shumë shtete dhe organizata ndërkomnëtare.

Postime të ngjashme

Vullnet Ameti takohet me akademikun Marenglen Verli nga Shqipëria

Zekirija Haxhiu

Alternativa-ASH: Edhe një dështim tjetër në procesin integrues

Zekirija Haxhiu

Filipçe: Nxënësit në shtator mund të kthehen në shkolla

Zekirija Haxhiu

Dy ditët e ardhshme i mbarë vendi në fazën e portokalltë

Zekirija Haxhiu

Gjenerali Uollters: Kontributi i Maqedonisë së Veriut në NATO me rëndësi vitale

Zekirija Haxhiu

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...