Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Osmani- Uilmes: Është i përbashkët obligimi që ta ruajmë kredibilitetin evropian në Ballkan

Shkup, 11 shkurt  – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së punës në Mbretërinë e Belgjikës, realizoi takim me nikoqiren e tij, zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme, Çështje Evropiane dhe Tregti të Jashtme dhe Institucione Federale Kulturore të Mbretërisë së Belgjikës, Sofi Uilmes.

Në takim u bisedua për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe perspektivat për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare, në pajtim me vendimin e Këshillit të BE-së për fillim të bisedimeve.

“Kuptohet që është obligim i përbashkët ta ruajmë kredibilitetin evropian mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse jo vetëm neve, por edhe gjithë kontinentit i duhet rajon stabil, me prosperitet dhe evropian. Dhe këtu më së shumti llogarisim në sistemin e meritave, dhe vlerësoj se sot riafirmuam këto pozicione parimore edhe me Belgjikën”, theksoi Osmani, përcjell Zhurnal.mk

Në takim u bisedua edhe për raportet bilaterale mes dy vendeve, për të cilat u konstatua se kanë progres stabil dhe të vazhdueshëm.

Osmani dhe Uilmes hapën edhe më shumë çështje aktuale nga fusha e politikës ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe temat lidhur me gjendjen epidemiologjike në të dyja vendet dhe përpjekjet për të kapërcyer krizën shëndetësore globale të shkaktuar nga Kovid-19.

Vizita e Osmanit në Bruksel vazhdon me takimet me kryetarin e Parlamentit belg Elian Tillie dhe me kryetarin e Senatit belg,  Stefan D’Hose, ndërkaq në kuadër të vizitës Osmani do të realizojë vizitë edhe në selinë e NATO-s, ku do të takohet me sekretarin e përgjithsheëm, Jens Stoltenberg. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

Shahpaska: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve

D V

KRSKRR-ja me thirrje: Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

D V

Filloi debati për Ligjin për shtetësi, parashtrohen 1.000 amendamente

D V

Koalicioni LSDM-BDI kritikohet nga partitë opozitare

D V

Lëvizja Besa përgatitet e vetme të del në zgjedhjet lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...