Agjencia Zhurnal.mk

Osmani uron Konzulin e nderit te R. Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut me seli në Manastir z. Imer Selmani!

Shkup, 20 nëntor, zhurnal.mk – Ish ministri i shëndetsisë Imer Selmani është emëruar konzul nderi i Republikës së Shqipërisë në Manastir.

Qeveria e Maqedonisë ka vendosur hapjen e konzulit të Shqipërisë me seli në Manastir.Ky vendim është mar në Qeveri dhe e njejta është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Konzuli i nderit, Imer Selmani tha se Manastiri është i një rëndësie të veçant për historinë e shqiptarëve. Ai thotë se me hapjen e këti konzulatin Manastirin edhe më shumë do ta pasurojmë dhe bashkë me gjithë qytetarët tjerë do të punojnë për një jetë dhe të ardhme më të mirë.

“Manastiri është qytet që ka memorie historike për shqiptarët. Këtu para 111 viteve, para se zyrtarisht të formohet Republika e Shqipërisë dhe para se të ketë shtet, janë bërë përpjekje të mëdha të unifikohet alfabeti, alfabeti i gjuhës shqipe që sot gjithë shqiptarët e shfryzëtojmë dhe kuptohemi. Por ky nderë nuk është vetëm i yni, është nderë edhe për Manastirin dhe vlersojmë se në këtë qytet të konzujve, me hapjen e këti konzulati do ta pasurojmë, do të bëjmë hapa pozitive dhe bashkë me miqt tanë maqedonas, turq, vlleh dhe gjithë të tjerët që jetojmë këtu nën qiellin e njejtë që ndajmë të kaluar të njejtë, ardhmëri të njejtë, përpiqemi të jemi në familje siç është NATO dhe BE. Duam këtë qytet dhe gjithë shtetin ta bëjmë vend më të mirë për jetesë”, tha Selmani në hapjen solemne në Manastir.

Zv/Kryeministri Bujar Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar Konzulin e nderit te R. Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut me seli në Manastir z. Imer Selmani!

Urime për Konzulin e nderit te R. Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut me seli në Manastir z. Imer Selmani!

Posted by Bujar Osmani on Wednesday, November 20, 2019

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...