Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Osmani: Valdete Idrizi, inicioi seanca të jashtëzakonshme për situatën në Veri

Anëtarja e kryesisë së degës të PDK-së në Mitrovicë, Hanife Osmani, tha se kandidatja për deputete e Kuvendit të Kosovës, Valdete Idrizi, ka arritur që në legjislaturën e fundit të marrë vota edhe nga partitë kundërshtare në miratimin e amendamenteve.

“Valdete Idrizi, në legjislaturen e parë e zgjedhur si deputete e Kuvendit të Kosovës arriti të sjellë investim në infrastrukturën rrugore në Shalën e Bajgorës në vlerë 2.2 milionë 💶. Duke qenë deputetja e vetme që arrin votat edhe të partive kundërshtare në miratimin e amendamentit të saj”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo tha se Idrizi ka qenë inicuesja e seancave të jashtëzakonshme për Mitrovicën e Veriut, thirrje dhe realizim të debatit parlamentar enkas për nevojat e qytetarëve e të komunitetit.

“Nuk rreshti së adresuari kërkesa për financimin e ndërtimit e shtëpijave për shqiptarët në Veri, si e drejtë themelore e secilit individ për kulm mbi kokë në tokën e tyre”, ka shkruar tutje Osmani.

“Valdetja, u përkushtua shumë në mbrojtjen e të drejtave të grave, fuqizimin e viktimave të luftës, inkurajimin e të rejave e të rinjve dhe punës vullnetare tek shoqatat e Sindromit Doën dhe ngritja në piedestal e mirëqenies dhe krijimit të kushteve për gratë e dhunuara gjatë luftës. Kategori këto, që nuk hezitoi të jepte gjithçka nga vetja për ndihmesën e krijimit të kushteve të barabarta të tyre”, shtoi ajo.

Idrizi kontribuoi edhe në ndërtimin e shtëpive për njerëz në kushte të vështira, thotë Osmani.

“Një vit si deputete, ajo kontribuoi edhe në ndërtimin e shtëpive për njerëz në kushte të vështira, sigurisht që për shumë gjëra të tilla, ajo asnjëherë nuk deshi ti bëj publike, por sot unë do i bëj, sepse dikush me zemër të tillë e ka vendin në përfaqësimin e këtyre problematikave në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

“Gratë si Valdetja nuk flasin shumë, ato bëjnë shumë! Me 14 Shkurt, me numrin 21, duke gëzuar meritokracinë nga puna e saj, e kontributit përherë, Valdete Idrizi uroj të këtë mbështetjen e juaj”, përfundoi ajo.

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur miq, ndihem e lumtur të kem mundesinë së paku të i them dy tri fjalë për një grua të jashtëzakonshme.

Valdete Idrizi, në legjislaturen e parë e zgjedhur si deputete e Kuvendit të Kosovës arriti të sjellë investim në infrastrukturen rrugore në Shalën e Bajgorës në vlerë 2.2 milionë 💶. Duke qenë deputetja e vetme që arrinë votat edhe të partive kundërshtare në miratimin e amandamentit të saj.

Valdetja, nuk pushoi asnjëherë së ngrituri zërin për Mitrovicën duke qenë ajo inicuesja e seanceve të jashtëzakonshme për Veriun, thirrje dhe realizim të debatit parlamentar enkas për nevojat e qytetarëve e të komunitetit në tanësi. Nuk rreshti së adresuari kërkesa për financimin e ndërtimit e shtëpijave për shqiptarët në Veri, si e drejtë themelore e secilit individ për kulm mbi kokë në tokën e tyre.

Valdetja, u përkushtua shumë në mbrojtjën e të drejtave të grave, fuqizimin e viktimave të luftës, inkurajimin e të rejave e të rinjëve dhe punës vullnetare tek shoqatat e Sindromit Down dhe ngritja në piedestal e mirëqenies dhe krijimit të kushteve për gratë e dhunuara gjatë luftës. Kategori këto, që nuk hezitoi të jepte gjithëçka nga vetja për ndihmesën e krijimit të kushteve të barabarta të tyre.

Një vit si deputete, ajo kontriboi edhe në ndërtimin e shtëpive për njerëz në kushte të veshtira, sigurisht që për shumë gjëra të tilla, ajo asnjëherë nuk deshi ti bëj publike, por sot unë do i bëj, sepse dikush me zemër të tillë e ka vendin në përfaqësimin e këtyre problematikave në Kuvendin e Republikes së Kosovës.

Gratë si Valdetja nuk flasin shumë, ato bëjnë shumë!

Me 14 Shkurt, me numrin 21, duke gëzuar meritokracin nga puna e saj, e kontributit përherë, Valdete Idrizi uroj të këtë mbështetjen e juaj.

Postime të ngjashme

Mbi 280 persona me inteligjencë të lartë, cila është perspektiva e tyre në Kosovë?

D V

Sërish pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare Merdare dhe te Dheu i Bardhë

D V

689 raste aktive me coronavirus

D V

Mot me diell dhe vranët, temperaturat deri në 35 gradë

D V

Pamje nga situata alarmuese me zjarre në Rugovë – evakuohen banorët

D V

Sejdiu: Deklarata e Pavarësisë është dashur të lexohej nga dikush brenda Kuvendit, dhe jo nga Hashim Thaçi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...