Agjencia Zhurnal.mk

Osmani: Viktimave të dhunës seksuale u është pamundësuar ta denoncojnë krimin

Me rastin e Ditës së Gruas, Kuvendi i Kosovës ka organizuar sot seancë të veçantë, kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka thënë se viktimave të dhunës seksuale u është pamundësuar ta denoncojnë krimin, njofton Klan Kosova.

“Monumenti New Born (krahas krenarisë) çdo vit na shpalosë një breng tonën. Sivjet na shpërfaqi një nga dhimbjet më të mëdha të shoqërisë sonë. Dhjetëra histori të trishta njerëzore na e rikujtuan edhe njëherë plagën tonë të madhe – dhunën ndaj grave gjatë luftës.

“Të mos e vendosësh drejtësinë në vend është sikur ta bësh rishtazi atë. Të mos e përkrahës drejtësinë është sikur të mbysësh zërin e viktimës. Grave të Kosovës që u është ushtruar dhunë nga aparati serb u është pamundësuar që ta denoncojnë krimin”.

“Këtë të premte është ngritur aktakuza e parë për krimet gjatë luftës në Kosovës. Nuk është e rastësishme që 20 vjet pas luftës jehoi një zë me mesazh ‘plaga ime le të ketë zë’. Ky mesazh është zëri i ndërgjegjes sonë të munguar. Është zëri i Vasfije Kranisqi-Goodman dhe 20 mijë të tjerave të dhunuara”.

“Është e dhimbeshe që edhe dy dekada pas luftës këto krime po mbahen të heshtura. Të mos ua njohësh statusin e vërtetë të tyre është sikur mos ta pranosh viktimën dhe fatin e tyre. Ne kemi vendosur që këtë seancë në Kuvend t’ua kushtojmë zërit të mbytur të të mbijetuarave”.

“Ne duam t’u bëjmë thirrje të gjitha viktimave që ta ngrenë zërin e tyre derisa statusi i tyre tu njihet”.

“Ne e dimë se nuk është e lehtë të përballesh me paragjykimet dhe diskriminimet e përditshme për të gjetur paqe dhe drejtësi. Dhimbja e viktimave është dhimbja e shoqërisë sonë. Plaga duhet të ndahet me ne. Duke dëgjuar rrëfimin e tyre, ne duam sot që t’i flasim edhe vetës sonë”.

“Zëri i Vasfijes e cila guximshëm e nisi një mision të shenjtë, duke iu adresuar Kongresit Amerikan është zëri i mijëra viktimave që kërkojnë asgjë tjetër përveçse drejtësi”.

“Beteja e saj asnjëherë nuk ka qenë individuale – ajo është betejë e saj për ta shëruar dhimbjen e Kosovës. Misioni ynë nuk do të jetë i plotë nëse nuk angazhohemi ta luftojmë stigmatizimin. Barra e turpit bie mbi regjimin serb dhe asnjëherë mbi viktimat. Duhet ta themi sot e përherë se ato janë nderi i shtetit tonë”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...