Agjencia Zhurnal.mk

Osmani vizitë në KSHPK: Rezultatet nga Antikorrupcioni, kyçe për raportin e KE-së

Shkup, 22 janar – Zhurnal.mk – Kontributi i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në ofrimin e rezultateve të cilat e garantojnë luftën kundër korrupsionit, ndërsa të cilat do të jenë adut plotësues për raportin e jashtëzakonshëm të KE-së që pritet në shkurt, roli i KSHPK-së për zgjedhje korrekte dhe të rregullta, veçanërisht për ato të ardhshmet të cilat në kohë korrespondojnë me vendimin final të KE-së për fillimin e negociatave dhe që bën Qeveria për KSHPK që t’i ketë të gjitha kushtet, hapësinore, kadrovike, kapacitetet financiare që të luftojë me korrupsionin, ishin tri çështjet për të cilat hollësisht biseduan në takim e sotëm zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, me kryetaren e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.

Pas takimit të punës, për të cilin Ivanovska dhe Osmani deklaruan se ishte konstruktiv, shfaqën pritshmëri se Strategjia Nacionale për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave të dorëzuar të premten e kaluar në Kuvend do të miratohet dhe kjo do të paraqesë sinjal të mirë deri te KE-ja se kemi përgatitur dhe kemi miratuar strategji e cila do të fillojë të zbatohet.

Zëvendëskryeministri Osmani shprehu keqardhje që edhe ky takim është në hapësirat e vjetra, dhe siç tha, sipas gjitha gjasave për shkak të gabimeve në koordinimin e institucioneve. Ishin marrë vesh, informon ai, shumë shpejtë të korrigjohet ky lëshim, që sa më shpejtë antikorrupsioni të hyjë në hapësirat e reja dhe me pajisje të reja të siguruara nga mjetet IPA.

Sipas kryeministrit Osmani, KSHPK-ja periudhën e kaluar ka treguar se di se si t’i pengojë devijimet e vogla në procesin e zgjedhjeve dhe presim, nënvizoi, bashkëpunim të afërt me Qeverinë këtë herë të kemi zgjedhje perfekte.

Në takimin, i cili këtë herë, siç thanë edhe Osmani dhe Ivanovska është para medieve, bashkëpunimi rrjedh vazhdimisht, kryetarja e KSHPK-së mes tjerash e kishte informuar për planet për ndjekjen e fushatës zgjedhore, për financimin e partive politike, por edhe keqardhje që sugjerimet e dërguara deri te grupi i punës për ndryshime të Kodit Zgjedhor, ende nuk janë miratuar.

Në pyetjen e gazetarëve se pse është pranuar takim me një përfaqësues qeveritar, sepse KSHPK-ja është organ i pavarur i formuar nga Kuvendi, Ivanovska theksoi se bëhet fjalë për çështje të cilat janë në interes për gjithë shtetin gjegjësisht për Strategjinë Nacionale dhe që të tregohet gatishmëria e shtetit tonë para BE-së për atë që jemi të gatshëm të luftojmë kundër së keqes shoqërore-korrupsionit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se pse deri më tani nuk i janë përgjigjur thirrjeve të KSHPK-së për nevojat e ekipimit, hapësinor, kadrovik, financiar…Osmani sqaroi se çështja me hapësirën ishte komplikuar shumë për shkak të çështjeve burokratike dhe ligjore mes institucioneve, e ky prolongim, potencon, ndikoi në prolongimin e realizimit të projektit IPA.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...