Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Osmani-Xhaçka: Viti 2021, shpresë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka thotë se viti 2021 është vit i shpresës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Xhaçka pret fillimin e negociatave këtë vit, duke theksuar se dy vendet janë përpjekur shumë për t’i plotësuar kushtet dhe një pezullim i mëtejshëm i bisedimeve me Unionin do të ishte zhgënjyes për dy vendet dhe rajonin.

“Do të ishte për të ardhur keq nëse kjo punë kaq e madhe dhe ky besim kaq i madh do të zhgënjeheshin sërish, për shkak të konsideratave subjektive apo politike të vendeve anëtare, në moment që vlerësimi objektiv dhe teknik nga ana e Këshillit dhe vendimi i tij në mars 2020 ka qenë pozitiv. Së dyti, stabiliteti, zhvillimi dhe siguria e rajonit tonë janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me perspektivën evropiane”, theksoi Xhaçka.

Në takim me Ministrin e Jashtëm, Osmani, Xhaçka shtoi se anëtarësimi në BE është garancia e zhvillimit të rajonit, por edhe kontribut për sigurinë e vetë BE-së. Ndërsa Osmani u shpreh “Dy vendet janë anëtare në NATO. Na mbetet anëtarësimi në BE, për të cilën nuk ka alternativë”.

Tirana ndër tjerash shprehu mbështetje ndaj faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht përpjekjet për arritjen e barazisë së plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve si dy komunitete shtet-formuese, përmes zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Me homologun e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani pas një takimi të shkëlqyer në Tiranë. Dy vendet tona 🇦🇱🇲🇰shqipfolëse kanë përmbushur kushtet për miratimin sa më parë të kornizës negociuese me Bashkimin Europian. 🇦🇱🇪🇺🇲🇰

Posted by Olta Xhacka on Friday, February 5, 2021

Postime të ngjashme

Zaev: Solidariteti funksionon, do të kompensohen dëmet që u shkaktuan nga zjarri

Z H

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 42 gradë

Z H

Angellov paralajmëron gjendje krize në një pjesë të shtetit nëse ka nevojë

Z H

Filipçe: Nuk ka persona të lënduar nga zjarri në Koçan

Z H

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...