Osmani: Zbardhja e fatit të të zhdukurve, angazhim yni i përditshëm

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas kthimit të trupave të shtatë qytetarëve tanë të vrarë nga regjimi gjenocidal serb në Masakrën e Rezallës.

 

“Sot, trupat e shtatë qytetarëve tanë të vrarë nga regjimi gjenocidal serb në Masakrën e Rezallës dhe eshtrat e dy trupave që ribashkohen, u kthyen në atdheun e tyre nga Kizhevaku. Ata përfundimisht do ta kenë një vendprehje ku familjarët dhe ne mund të vendosim lule në kujtim të tyre”, ka thënë Osmani, përmes një postimi në Facebook.

“Sot, i bashkohem dhimbjes së familjeve të tyre dhe rikujtoj se zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është angazhim i yni i përditshëm, derisa ta zbardhim fatin e secilit. Siç nuk do të ndalemi as në adresimin e përgjegjësisë për akterët e krimit”.

Ajo ka thënë se “drejtësia për viktimat është synim i yni dhe parakusht për paqe të qëndrueshme, ndërkaq Serbia ka përgjegjësi shtetërore për mbajtjen peng të fatit të edhe mbi 1600 të zhdukurve me dhunë dhe fshehjes së fakteve mbi ta”. 

Related posts

Masat e reja: Mësimi pezullohet deri më 26 shtator

D V

Sejdiu kritikon ministrin Vitia: Fajësoi popullit për asgjësimin e 133 mijë vaksinave

D V

Vitia nuk e përjashton mundësinë për masa të reja antiCOVID para 13 shtatorit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More