Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Osmani – Zhbogar: Periudhë historike për integrimet evropiane

Zhurnal Ads

Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka pasur takim lamtumirës me shefin e Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadorin, Samuel Zhbogar.

Në takim, Osmani shprehu mirënjohje të sinqertë dhe ndau pllaketë-falënderimi për angazhimin e palodhur dhe kontributin personal të ambasadorit Zhbogar për ta çuar përpara dosjen e BE-së për Maqedoninë e Veriut, që u kurorëzua këtë vit me sjelljen e vendimit për fillim të negociatave dhe realizimin e Konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit, me të cilën shënohet edhe fillimi konkret i procesit negociues.

“Kishim suksese historike në tre vitet e fundit për integrimet tona evropiane. Në memorien tonë kolektive do të mbaheni mend si mik i sinqertë dhe mbështetës i përkushtuar i vendit gjatë përparimit të saj në rrugën e integrimit në BE”, theksoi Osmani, duke shtuar se Republika e Maqedonisë së Veriut e përkushtuar vazhdon përpara dhe me padurim pret që të fillojë të punojë në dosjen e negociatave konkrete të BE-së.

Minsitri i Punëve të Jashtme shtoi se me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit, shtetin e së drejtës dhe kushtet e jetës dhe standardin e qytetarëve të saj, të gjitha kapacitetet administrative janë vënë në funksion të zbatimit të reformave me simbolin e BE-së dhe shpresojnë që në Bashkimin Evropian do të vazhdojnë të kenë partner të sinqertë dhe të përkushtuar për plotësimin e kritereve për anëtarësim.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se politika e BE-së për zgjerim dhe mundësia që nëpërmjet procesit të harmonizimit të pranohen standardet e BE-së është e një rëndësie të veçantë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, kontribuon për ruajtjen e stabilitetit të tyre dhe zhvillimin ekonomik. Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar u tregua si partner i qëndrueshëm dhe në të ardhmen mund të japë kontribut të denjë pozitiv në politikat dhe funksionimin e BE-së.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ligji për regjistrimin e popullsisë në diskutim në Komisionin për Çështje Evropiane

E.E.

LSDM: Protestat e VMRO me vetura luksoze

T E

Mot me diell dhe vranësira lokale

Z H

Apasiev kërkon dëmshpërblim pasi ishte përgjuar ilegalisht

Z H

Fillimi i bisedimeve, Arsovski: Duhet gjetur zgjidhje me Bullgarinë

T E

MSH: 1.134 pacientë me Covid-19 të shtrirë në spitale, ka shtretër të lirë

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...