Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ostin: Maqedonia e Veriut është mik dhe aleati i ynë i vlerësuar

Shkup, 6 mars – Maqedonia e Veriut është një mik dhe aleat i vlerësuar dhe unë pres që të thellojmë bashkëpunimin tonë në vitet e ardhshme, transmeton Alsat. Urime për përvjetorin e pranimit në NATO. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë shumë kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s në Afganistan, Irak dhe Kosovë, tha Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Lloyd Austin në një letër dërguar Ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Pas bashkëpunimit të frytshëm 28-vjeçar me Gardën Kombëtare të Vermontit, Sekretari i Mbrojtjes Austin mirëpriti nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ky Memorandum do të zgjerojë fushat e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe do të jetë një mbështetje për Maqedoninë e Veriut në rrugën për të përmbushur qëllimet e saj siç është zhvillimi i Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë”, thuhet në letër.

Duke shprehur pritjen për thellimin e bashkëpunimit në vitin 2021 përmes aktiviteteve të tilla si pjesëmarrja amerikane në stërvitjen “Goditja vendimtare 21” organizuar nga vendi ynë, Sekretari i Mbrojtjes vlerëson shumë iniciativën për të zhvilluar Krivoalakun në një terren trajnimi për ushtrime më të mëdha dhe më komplekse, e nga çka do të përfitojnë forcat tona ushtarake, por edhe vendet aleate, si Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare në NATO.

Postime të ngjashme

Kuvendi debaton për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

B L

“Situata është serioze, rritet presioni mbi kovid-qendrat”

B L

Arjanit Hoxha me fakte demanton portalet ndaj akuzave për shpenzimet e tij (dokument)

R Zh

Frika nga arratisja, Mijallkovit i shqiptohet masa e paraburgimit për lëndën Thesari

B L

Programi i ri arsimor “Erasmus + (2021-2027)” me buxhet të dyfishuar

B L

Kërkohet paraburgim për Sasho Mijallkovin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...