Kosovë TOP LAJM - KS

OVL e UÇK-së mohon pretendimet se ka pasur baza të fshehta në Shqipëri

Zhurnal Ads

Prishtinë, 22 nëntor, Zhurnal-ks –  Organizata e Veteranëve të Luftës në Has, ka kundërshtuar arrestimet e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Tribunali i Hagës, duke i quajtur ato të padrejta, transmeton Insajderi.

Kryetari i OVL-së në këtë zonë, Xhevdet Thaçi, i ka mohuar edhe pretendimet se ka pasur baza të fshehta në Shqipëri, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës kanë qëndruar në ato gjatë luftës.

Deklaratat se në ato kanë qëndruar Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ai i quan të pavërteta, pasi thotë se po bëhen për të treguar nga krenaria se edhe ata vijnë nga një zone lufte, e ndoshta edhe për t’u ofruar me krerët e shtetit.

Thaçi ka folur edhe për numrin e veteranëve të zonës së Hasit, për të cilët ka thënë se 80 për qind e tyre nuk kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe se certifikatat i kanë blerë me para.

“Akuzat janë të fabrikuara, fatkeqësisht pa dashje edhe një pjesë e popullit tonë ose ish bashkëpunëtorëve të sistemit të kaluar, në pamundësi për ta goditur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, janë bërë argat të padrejtë të kësaj gjykate. Kurse ne si organizatë e degës në Has, e vlerësojmë shumë të padrejtë arrestimin e krerëve të shtetit, njëkohësisht edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë shumë të drejtë, të ndershme dhe të dinjitetshme, dhe presim lirinë e tyre sa më shpejtë në Kosovë”, ka thënë Thaçi për KP.

“Sa i për ketë bazave të UÇK-së në Shqipëri, unë kam qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe në guerile, në baza i kemi quajt ato baza para 5 marsit 98. Unë flas për zonën nga vijë, unë dhe si përgjegjësi që kemi pasur. Baza i kemi quajtur aty, kur në grupe të vogla kemi ardhur nga jashtë apo nga Kosova kemi dalë në Shqipëri, për ta sjellë ndonjë armë. Gjithmonë qëllimi ka qenë për ta shtrirë luftën në tërë territorin e vendit, qëllimi dihet çlirimi i atdheut dhe kanë qenë dy baza që na kanë dhënë ndonjëherë bukë dhe kemi fjetur aty dhe kanë qenë vërtetë besnik…”

“Unë i kuptoj banorët e zonës së Hasit, pas shkuarjes në Hagë të dy liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, secili banorë i zonës atje kur ka dhënë disa intervista qëllimin e ka pasur për mirë, sepse ishte ajo krenaria që edhe ne vijmë me një zonë e cila ishte e lidhur me fatin e luftës. Pas vitit ’98 paska qenë shtëpia jem bazë dhe realisht ata nuk e kanë njohur Hashim Thaçin. Pas 5 marsit në Vlanë ka qenë një hangarë ose një lloj depo e sistemit të kaluar të Shqipërisë ku u përdorë pas majit ’98, zakonisht kanë ardhë disa uniforma nga mërgimi, aty janë deponuar për nevojat e luftës në Kosovë, por ajo ka qenë një depo e vjetër që një pjesë ka qenë edhe pa kulm”, ka thënë Thaçi.

Kryetari i OVL-së, dega e Hasit, Xhevdet Thaçi, i cili përfaqëson edhe veteranët e Shqipërisë, ka thënë se nga numri momental i veteranëve të Hasit, 80 për qind e tyre nuk kanë qenë pjesë e ushtrisë.

Ai ka deklaruar se numri më i madh i tyre nuk janë veteranë, por vetëm mbajnë një certifikatë të cilën e kanë blerë me para ose me mito.

“Fatkeqësisht zona jonë ku përfaqësoj unë, degën e Hasit, ne përfaqësojmë edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Unë kam ardh kryetar qe një vit në degën OVL, Has. Në zonën tonë janë mbi 4682 veteranë dhe shumica prej tyre ose 80 për qind e tyre, statusin për të qenë veteranë e kanë blerë me pare ose me mito, por këta nuk janë veteranë, por vetëm i posedojnë një kartelë që fatkeqësisht me turpin më të madh po e them, që ne e kemi qitë në treg dhe dikush e ka blerë atë, dhe gabimi ka qenë edhe i jonë si organizata, nuk po i fajësoj shokët, por prej politikës e deri tek organizatat kanë qenë të involvuar”, ka thënë Thaçi.

Madje ai thotë se ekzistojnë edhe fakte të cilat dëshmojnë se për dhënien e statusit të veteranit, janë dhënë shuma të ndryshme parash.

“Ne kemi argumente dhe kemi filmime që kur janë dhënë certifikatat, janë shitur nga 1500 euro deri në 5 mijë euro, dhe duke abuzuar në mënyrën më të poshtër të mundshme personat në fjalë, duke e përqeshë, duke e njollosur, u kanë shitur certifikatat, por kjo është një linjë që ka mbërri deri në komisionin qeveritar që kanë abuzuar rëndë…. Ne i njohim me emër dhe mbiemër… na është dashtë një kohë e gjatë me i ditë emrat, me i pa aplikacionet dhe me e ditë kush është nënshkrues… ato qëndrojnë në duart e mija”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se për këto fakte i kanë dërguar dy shkresa Prokurorisë së Kosovës që të hetohen këto raste, sepse siç thotë Thaçi, OVL-të në Has, është e gatshme të bashkëpunojnë me argumente dhe jo me thashetheme.

Postime të ngjashme

Deputeti i VV-së tregon se me çfarë mjetesh do ta ndalin hyrjen e Selmanajt në Kuvend

D XH

Takim në Beograd për ekonominë/ Dhomat e tregtisë të Kosovës dhe Serbisë flasin për investime

admin

Tragjedi në Zvicër/ Treni përplas për vdekje 15-vjeçarin shqiptar (FOTO)

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...