Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

OVL-UÇK-së thotë se janë shpeshtuar ftesat nga Specialja

OVL-UÇK-së thotë se janë shpeshtuar ftesat nga Specialja. Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë se kohëve të fundit janë shpeshtuar ftesat nga Specialja.

Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku me anë të një postimi në Facebook ka thënë se nga kjo gjykatë të cilën ata e cilësojnë si politike mund të ftohet secili ushtar i UÇK-së.

“Kohëve të fundit është shpeshtuar ardhja e ftesave nga gjykata speciale. Qëndrimi jonë si OVL e UÇK-së ka qenë dhe është se nga një gjykatë politike mund të ftohet secili pjesëtar i UÇK-së. Lufta për liri është e drejtë e çdo populli të robëruar dhe nuk ka gjyq që e dënon. Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb e jo lufta jonë çlirimtare”, ka shkruar Klinaku.

Ndryshe, sot gjyqtari i Procedurës Paraprake ka kundërshtuar kërkesën për lirimin e ish-kreut të Kuvendit, Kadri Veseli.

Avokati i tij, Ben Emmerson, kishte parashtruar më herët një kërkesë të veçantë për lirimin e Veselit, mirëpo që argumentet e prezentuara nga ai janë hedhur poshtë nga gjykata.

Postime të ngjashme

Mbi 14 mijë zarfe me fletëvotime të refuzuara, KQZ: Ja arsyet

S.B.

814 gjoba anti-COVID të shqiptuara në 24 orët e fundit

S.B.

PE: Njihni Kosovën, Komisioni i Jashtëm kërkon edhe liberalizimin e vizave për qytetarët

S.B.

Policia jep detaje për sulmin fizik ndaj Visar Duriqit (Pamje të rënda)

S.B.

Lirohet një nga 12 të arrestuarit e djeshëm në aksionin policor

S.B.

Zyrtarja e lartë Amerikane Montgomery: Presim me padurim marrëveshjen e normalizimit në bazë të njohjes reciproke Kosovë-Serbi

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...