Owen: PSG ishin skuadër më e mirë pa Messin, tani janë një ekip më i dobët

Legjenda angleze, Michael Owen ka pohuar se Paris Saint-Germain tani është një ekip më i dobët pasi nënshkroi me sulmuesin argjentinas, Lionel Messin.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë bëri fillimin e tij të parë për PSG-në në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma në barazimin e tyre 1-1 me Club Brugge.

Messi u rreshtua përkrah Kylian Mbappes dhe Neymarit në sulm, por asnjëri nga treshja e sulmuesve nuk arriti të ketë ndikim.

Owen ka thënë ai nuk është i bindur që PSG është favorit për ta fituar garën pavarësisht fuqisë së tyre në sulm.

“Sa më shumë që ne u përlotëm mbi ta, ky ekip i PSG-së me ata sulmues, ata janë të gjithë lojtarë fenomenalë në të drejtën e tyre”, ka thënë fillimisht Owen për BT Sport.

“Por, të tretë së bashku e bëjnë atë më të dobët për mua dhe nuk e kuptoj pse ata janë një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve”.

“Unë mendoj se ekipet angleze (Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United) janë larg, shumë më superior”.

Messi nuk është emri i vetëm i madh që mbërriti në Paris këtë verë, pasi ata nënshkruan edhe me Gianluigi Donnarumma, Sergio Ramos, Gini Wijnaldum dhe Achraf Hakimi.

“Unë pothuajse ndihem sikur nënshkrimi i lojtarëve si Donnarumma dhe Sergio Ramos u jep atyre më shumë shanse për ta fituar atë (Ligën e Kampionëve) sesa nënshkrimin e dikujt si Messi”, përfundoi legjenda angleze.

Related posts

Maldini qetëson tifozët: Giroud te Milani e kryer, Kessie qëndron me ne

D V

Edhe pse i frikësuar, Ronaldo bën tamponin ndaj COVID-19, Roberto Carlos nuk ndalej së qeshuri

D V

Faqja e UEFA-s reklamon ‘Arenën Kombëtare’, pyet tifozët nëse e din ku gjendet ky stadium që do ta organizojë finalen e Ligës së Konferencës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More