Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Ozil tallet me Arsenalin në rrjetet sociale pasi Topçinjtë pësojnë humbjen shtatë në PL: A keni nevojë për ndihmë?

Arsenali ka pësuar një tjetër humbje në Ligën Premier, teksa është mposhtur në shtëpi nga Burnley.

Topçinjtë kanë pësuar humbjen e shtatë në elitën e futbollit anglez, teksa humbën nga Burnley me rezultat 0-1.

Pas 12 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani Arsenali e sheh vetën në pozitën e 15-të në tabelë me vetëm 13 pikë të grumbulluara.

E me humbjen e Arsenalit është tallur edhe futbollisti i saj Mesut Ozil në rrjetet sociale.

Mesfushori turko-gjerman nuk është përfshirë fare në mesin e lojtarëve që kanë drejt loje në Ligën Premier dhe Ligën e Evropës.

Përkundër kontributit të jashtëzakonshëm viteve të fundit me skuadrën londineze, Ozil nuk është respektuar fare dhe është lënë jashtë listës së lojtarëve që kanë drejt loje.

Ai ka bërë një status sa ironizues me klubin ashtu edhe tallës duke marrë parasysh formën katastrofale të Topçinjve.

“Keni nevojë për ndihmë Arsenal”, ka shkruar Ozil në rrjetet sociale.

Ky postim i Ozilit është bërë viral në rrjetet sociale, teksa shumica nga tifozët e klubit londinez e kanë përkrahur turko-gjermanin.

Nga ana tjetër mediat angleze kanë raportuar se Ozil pritet të largohet në janar nga Arsenali me skuadrat amerikane e turke që po e duan transferimin e tij. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Super Liga paralajmëron UEFA-n: Nëse merr vendime ekstreme…

Z H

Gjykimi për “Lidhjen ndërkombëtare” vazhdon më 19 maj

Z H

Unai Emery flet për Xhakën: Ka vlerësim të madh për mesfushorin shqiptar

Z H

Busquets nuk ofron garanci

Z H

Conte ka një kusht për Interin

Z H

Ballkani s’ka vend për gabime, po e ndjek titullin dhe Evropën

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...