Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Pa aktivitete fizike, fëmijët do të bëhen nervozë: Organizoni për ta trening brenda shtëpisë

Sipas natyrës së tyre, fëmijët kanë nevojë që të jenë në lëvizje, fizikisht aktivë dhe energjinë ta zbrazin nëpërmjet angazhimit fizik

Edhe pse virusi dhe izolimi aktualisht kanë çrregulluar jetët tona, por edhe ditët e ftohta të stinës, nuk do të thotë që nuk kemi hapësirë dhe mundës për t’u marrë me gjëra të tjera.

Kjo ka të bëjë edhe me fëmijët, të cilët posaçërisht rëndë e përjetojnë hapësirën e mbyllur. T’i përmbaheni sloganit: virusi dhe dimri e bëjnë punën e vet, ne do ta bëjmë tonën, transmeton Telegrafi.

Mos harroni, nga fëmijët nuk mundeni të fshihni asgjë. Ata gjithashtu mund ta ndiejnë frikën, shqetësimin dhe brengën nga informacionet jo mjaft të qarta të cilat arrijnë nga të gjitha anët.

Pra, me çfarë mund t’ua tërheqim vëmendjen? Tashmë ia kemi tërhequr. Me mësimin nëpërmjet TV-së dhe internetit. Ata janë fëmijë të shekullit të 21-të dhe çdo gjë mund t’u bëhet interesante dhe motivim.

Shkathtësia kryesore do të kishte të bënte me të ashtuquajturin vazhdimësi e objektit, përkatësisht qëndrueshmëri në mësim dhe në mbindërtim të dijes për përfundim të suksesshëm të vitit shkollor.

Pos obligimeve shkollore, sipas natyrës së tyre, fëmijët kanë nevojë të jenë në lëvizje, fizikisht aktivë dhe energjinë ta zbrazin nëpërmjet angazhimeve fizike.

Ky nuk është kurrfarë problemi: Organizoni fëmijëve trening brenda izolimit. Mundeni me ta të luani “symbyllas”, “dita-nata”…

Organizoni basket në banesë, kërcim në litar. Në të kundërtën, pa aktivitete fizike, fëmija do të bëhet nervoz, ndërkaq energjia e grumbulluar nuk do ta lejojë të ndihet i relaksuar.

Nxirrni nga situata aktuale më të mirën. Mësoni fëmijës tuaj shkathtësinë e organizmit të kohës vetjake. Letra dhe lapsi janë e gjitha që ju është e nevojshme për këtë gjë.

Ndihmoni të bëjë planin ditor dhe shpjegoni idenë e organizimit. Le të shkruajë planin çdo mbrëmje për ditën e nesërme, me vërejtjen që duhet edhe ta respektojë.

Natyrisht, përfshini edhe treningun, si edhe kohën e nevojshme për pushim duke shikuar filma vizatimorë, apo lojëra të tjera të cilat vogëlushët i duan. Munden edhe të lidhen në internet dhe me shokët e shkollës të bëjnë biseda në grup.

Në gjithë këtë tregim është e rëndësishme që prindërit të jenë të hapur, të sinqertë, që t’u ofrojnë dashuri dhe mirëkuptim, mirëpo assesi nuk duhet të harrojnë disiplinën.

Postime të ngjashme

Humori i ndihmon shëndetit: Kush qesh, shpenzon kalori dhe forcon imunitetin

S.B.

Pirja ditore e ujit sipas peshës trupore: Kështu do ta çoni linjën deri në perfeksion!

S.B.

Pije për tonus më të mirë të muskujve: ‘Bombë energjike’ e pasur me proteina!

S.B.

Çaji me lëvozhgën e qepës mund të largoj shenjat e plakjes, ul inflamacionin dhe presionin e gjakut

S.B.

Përdredhja e flokëve te fëmijët: A është shenjë e autizmit?

S.B.

Gjithnjë e më shpesh ka vërejtur që bashkëshorti kundërmonte: E ka akuzuar se nuk lahej, ndërkaq më vonë ka kuptuar të vërtetën e dhimbshme

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...