Pa energji elektrike disa komuna të Shkupit

Shkup, 5 tetor – Për shkak të intervenimeve teknike në elektrosistemin e Qytetit të Shkupit sot pa energji elektrike do të jenë disa komuna të Shkupit.

Në periudhën prej orës 12:00 deri në orën 14:30, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Vostaniçka”, një pjesë te rrugës “Shën Naumi i Ohrit” dhe një pjese të rrugës “Banica” në komunën Kisella Vodë.

Pa energji elektrike, në periudhën prej 11:00 deri 14:00, do të jenë shfrytëzuesit e lagjes Lisiçe, rruga “Dimitar Turimanxhovski”, një pjesë e QT Lisiçe, një pjesë e QT Lisiçe,m rreth marketit Elida në komunën e Aerodromit. Në periudhën prej orës 07:30 deri 15:30, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Milladinovc, Deladrovc, Teki, QT Petlla Aerodrom (ndriçimi rrugor në nyjen Aerodrom në Petrovec), në komunën Ilinden dhe komunën Petrovec. Gjithashtu, prej orës 08:30 deri 11:30, nuk do të ketë rrymë te shfrytëzuesit nga bulevardi “Kuzman Josifovski Pitu”,një pjesë e QT “Skopjanka”, Meze Bar në komunën Aerodrom.

Pa energji elektrike, në periudhën prej orës 07:00 deri 11:00, do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Ivan Haxhinikollov”, numrat e shtëpive prej 75-87 rreth NLB Tutunska Banka në komunën e Kisella Vodës, ndërsa prej orës 9:00 deri në 15:00, shfrytëzuesit e fshatit Koliçan i Poshtëm, fshati Pagarushë, fshati Vërtekicë, fshati Gaber në Komunën Studeniçan dhe një pjesë e fshatit Matkë në komunën Saraj.

Pa energji elektrike, në periudhën prej orës 09:45 deri 14:45, do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Skupi” – shfrytëzuesit te Ratko Mitroviq, në komunën Karposh, ndërsa prej orës 08:00 deri 12:00 shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Shishovë në komunën e Sarajit.

Related posts

Shabani: Inkurajojmë pjesëmarrje në Horizont Evropa, ajo është mundësi për bashkësinë e biznesit

Z H

Maqedonia e Veriut me rënien më të madhe të investimeve të huaja në rajon

Z H

Komuna e Vrapçishtit bëhet me Brigadë zjarrfikëse

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More