Pa energji elektrike sot disa komuna të Shkupit

Shkup, 30 shtator – Për shkak të punëve teknike në elektro rrjetin shpërndarës  sot pa energji elektrike do të mbesin disa komuna të Shkupit.

Prej ora 07:30 deri në 09:30 pa energji elektrike  do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve “Zhan Zhores”, “Jordan Pop Jordan”, “Petre Filipovski Garkata”, rr. “Ordan Piperkata”, një pjesë e rrugës “Bllagoja Stefkovski” dhe një pjesë e rrugës “Maxhari” në Gazi Babë.

Pa energji elektrike prej orës 11:00 deri në 14:00 do të mbesin shfrytëzuesit e lagjes Lisiçe, një pjesë e QT Lisiçe, rreth marketit Elida dhe rr. “Dimitar Turimanxhovski në komunën Aerodrom.

Në periudhën prej orës 08:00 deri në 11:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rr. “Orce Nikollov” nr. 125, 127, 29 dhe një pjesë e rr. “Kosturski heroi” në komunën Qendër.

Prej  ora 08:30 deri në 11:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e fshatit Vollkovë rr. 3, 11, 13, 15, 17, 55, 59, 61, 63, 65, 67, 69, 71, 73, 79, 100 dhe firma Azhur në komunën Gjorçe Petrov.

Pa energji elektrike prej orës 08:40 deri në 4:00 do të mbesin shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Sonje e Poshtme në komunën Sopishte.

Prej orës 12:40 deri në 14:30, pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e fshatit Vollkovë rr. 81, 89 dhe 91 si dhe rrugët e rrethinës.

Pa energji elektrike prej orës 13:00 deri në 16:00 do të mbesin shfrytëzuesit e rr. “Ivan Haxhinikollovod”, numrat e shtëpive prej 75 deri në 87 rreth NLB Tutunska Bankës në komunën Kisella Vodë.

Prej orës 09:00 deri në 13:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e fshatit Lubin në komunën Saraj.

Pa energji elektrike prej orës 08:30 deri në 11:00 do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve “Korushka”, “Vangel Dinu”, dhe rruga “Ivan Canka” në komunën Karposh. 

Related posts

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

Listat e pavaurua letër drejtuar Pendarovskit, kërkojnë të mos i nënshkruajë ndryshimet e paralajmëruara në Kodin Zgjedhor

D V

Prej nesër afati i dytë i aplikimit për racion studentor të subvencionuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More