Pa filluar fushata, partitë politike bëjnë fushatë

Shkup, 5 shtator – Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata do të fillojë më 27 shtator. Megjithatë zyrtarët e ndryshëm të partive veç më kanë filluar aktivitetet e tyre në terren. Këtë e konfirmojnë edhe Komisioni për Parandalimin dhe Luftën Kundër Korrupsionit.

 

Kryetarja e këtij organi thotë se funksionarët në çdo mënyrë bëjnë tejkalimin e rregullave parazgjedhore, pasi bëjnë promovime të projekteve. Po ashtu vërehet edhe rritja e furnizimeve publike, konkurseve për punësime si dhe shpenzimi i fondeve të buxhetit. Kjo, sipas Ivanovskës, me qëllim që në mënyrë jo të drejtpërdrejt të ndikohet tek votuesit.

“Për 15 ditë është shpenzuar një pjesë e rëndësishme e fondeve të buxhetit. Nga financat e hapura kjo mund të shihet lehtë, rreth 200 milion, flasim për 200 milion euro, kështu që e gjithë kjo le përshtypjen se shkelen rregullat zgjedhore. Do të thotë e gjithë kjo është ligjore megjithatë ka për qëllim ndikimin ndaj trupit zgjedhor. Krijohet përshtypja se ndikimi ndaj votuesve është evident. Ne si institucion mund të reagojmë vetëm në pjesën, në të cilën ekzistojnë shkelje të dispozitave ligjore”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për parandalimin e Korrupsionit.

Ivanovska shton se në faqen e tyre të internetit kanë pranuar pesë denoncime për keqpërdorime zgjedhore, si dhe 150 kërkesa nga institucione të ndryshme për të marrë mendim nga Anti korrupsioni. Ajo kërkon nga partitë që të respektojnë rregullat zgjedhore.

“Pasi fushata parazgjedhore po pason, dëshiroj që ajo të zhvillohet në mënyrë korrekt, të kulturuar dhe të përgjegjshme nga ana e të gjithë pjesëmarrësve në të, me çka qytetarëve do tu mundësohet në mënyrë të vetëdijshme dhe të pavarur ti sjellin vendimet, të mos bëhet ndikim jo i drejtpërdrejt, për shkak se ata dinë të vlerësojnë se çka është punuar dhe çka premtohet se do të punohet”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për parandalimin e Korrupsionit.

Por, ditë më parë kryeministri Zaev tha se me aktivitetet në terren nuk bëjnë fushatë. Ai, i llogarit të ligjshme aktivitetet dhe madje konsideron se ato janë në kuadër të detyrimit për ti informuar qytetarët për punën e realizuar.

Gjatë dy javëve të kaluara partitë politike kanë prezantuar pjesën më të madhe të kandidatëve për kryetar të komunave. Me këtë është vërejtur edhe angazhim i madh i funksionarëve të pushtetit dhe partive politike për të promovuar projekte të realizuara si dhe projekteve të cilat premtohen se do të realizohen.//Alsat-M

Related posts

SHBA feston sot Ditën e Pavarësisë

Z H

Jakimovski do të kandidojë në Karposh

Redaksia

Rikandidimi i kryetarëve aktual të komunave/ I duan qytetarët apo “nuk guxon” askush t’i prekë!?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com