Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Pa koalicion parazgjedhor, AKR pjesë e listës së LDK-së

Aleanca Kosova e Re, ka arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, si pjesë listës së LDK-së.

Marrëveshja mes dy partive është bërë që të shkohet me listë të përbashkët, ku në këtë listë, AKR do të ketë 10 kandidatë për deputetë.

Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

“Në këto zgjedhje do të shkojmë me listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dëshira edhe kërkesa ka qenë me pas koalicion, por marrëveshja është arrit që të shkojmë në listë të përbashkët. Në këtë listë, AKR do t’i ketë dhjetë deputetë”, tha Makolli.

Ndërkaq nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 kanë bërë të ditur se janë paraqitur vetëm dy koalicione parazgjedhore, atë Vakat dhe Zajedno. Kurse Partitë kanë afat deri në orë 18:00 për të zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore.

Postime të ngjashme

Fitoi betejën me komunizmin, por jo atë me kancerin/ Shuhet para kohe Agustin Miraka

T E

Buxhovi: LDK’në nuk e ka themeluar Ibrahim Rugova

T E

Mësohet nëse do të vendosen nesër masa të reja anti-Covid në Kosovë

T E

Ndëroi jetë Murat Jashari, vëllai i Komandant Kumanovës

T E

Hapen zyrat ndërlidhëse për bashkëpunim Kosovë-Israel

T E

Rritet numri i të infektuarve, 568 raste pozitive dhe katër të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...