Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

Shkup, 22 qershor – Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) në mbledhjen e këshillit për punë të Përghjithshme që sot do të mbahet në Luksemburg, në rend të ditës kanë zgjërimin për çka priett të këmbëjnë mendimet e tyre rreth kësaj çështjeje, që mbetet një formalitet nga shkaku se Sogja zyrtare tashmë është deklaruar se vetoja për Shkupin mbetet nga shkaku se vendi ka një qeveri teknike, e cila si e tillë nuk mund të ndryshojë deklaratën e miratuar nga Kuvendi në vitin 2019-të.

Me shumë gjasë autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë të njohtuar se qershori nuk është një dritare e hapur për integrimin e vendit në BE, dhe tashmë presin Slloveninë të merr kryesimin e me Bashkimin Evropian, pasi propozimi I Portugalisë ndonëse është temë diskutimimi mes Shkupit dhe Sogjes, nuk po shndërohet në një zgjidhje.

Këtë në mënyrë indirekte e pranoi dhe vet kryeministri Zaev, i cili ditë më parë tha se pret kjo çështje të ndryshoj më 6 tetor, atëherë kur Këshilli i Evropës do të mbaj në Slloveni samitin për Ballkanin Perendimor.

Shpresat bazohen në faktin se deri atëherë, Bullgaria do të ketë një qeveri stabile të dalë nga zgjedhjet e 11 korrikut.

Analistët për Slloboden Peçat kanë parashikuar se qeveria e ardhshme politike në Sofje, do ti nënshtrohet një presioni më të fortë nga që kishte qeveria teknike,  dhe kjo mund ti kushtojë për shkak të këmbënguljes së saj për të shantazhuar Maqedoninë e Veriut përkundër mesazheve që vinin  nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore evropiane si Gjermania dhe Franca.

“Elitat politike atje dëshironin të përfitojnë lëshime nga ne, dhe orientuan fokusin të qytetarëve bullgarë në këtë çështje, por nga ana tjetër, ata tashmë po përballen dhe në të ardhmen do të përballen edhe më shumë me presion edhe më të madh nga vendet më të fuqishme anëtare të BE-së, por dhe nga diplomacia dhe administrata amerikane. Megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të BE-së, ato janë të interesuara të tërheqin Ballkanin Perëndimor në BE si një projekt gjeopolitik për të përfunduar arkitekturën e sigurisë Perëndimore në këtë pjesë të Evropës. Kjo do të thotë se Bullgaria nominalisht i vuri veto Maqedonisë së Veriut, por në thelb I vuri veto interesave amerikane në Ballkanin Perëndimor, dhe me këtë qëllimisht ose pa dijeni kuajti në favor të rusëve”, tha Petar Atanasov.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...