Getting your Trinity Audio player ready...
|
Shkup, 20 maj- Pa energji elektrike sot prej orës 08:30 deri në orën 13:30 do të mbeten shfrytëzuesit nga rr.1 Mralinë në Komunën Ilinden, ndërsa në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 11:00 rrymë nuk do të kenë edhe shfrytëzuesit nga rrugët “Vasill Gjorgov”, “Naroden Front”, “Jurij Gagarin” në komunën Qendër, kumtoi QMK.
Prej orës 09:00 deri në orën 12:00 pa enerjgi elektrike do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve në rr.”Ivan Haxhinikollov” në komunën Kisella Vodë, prej 09:00 deri në orën 15:00 disa nga shfrytëzuesit në rr.”Moskovska” rreth Barnatores Zegin në komunën Karposh, prej 09:00 deri në orën 16:00 shfrytëzuesit nga Orizarja e Epërme, Glluvo, Miniera e Granitit në f.Brazdë në komunën Çuçer Sandevë, ndërsa prej orës 12:30 deri në orën 14:30 rrymë nuk do të kenë edhe shfrytëzuesit nga rrugë 5 dhe 7 në Jurumleri, komuna Gazi Babë.