Pa rrymë nesër Tregu me shumicë, Saraji dhe Gjorçe Petrovi

nga Xh M

Shkup, 6 nëntor – Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetit e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Gazi Babë, Saraj dhe Gjorçe Petrov, njoftoi QRMK – Shkup.

Në periudhën prej orës 08:30 deri në orën 12:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Borivoe Milloshevski”, “Vera Radosavleviq”, “Zendel Xhemail” dhe objektet te Tregu me shumicë në Komunën Gazi Babë.

Në periudhën prej orës 09:30 deri në orën 13:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Kondovë, Vollkovë, Kuçkovë, Graçan, Karaulla Çashkë, Radushë, Dvorcë, Orashë, Rashçe, Bojanë, Kopanicë dhe Svillare në Komunën Saraj.

Në periudhën prej orës 10:30 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e fshatit Bardovcë, rruga „1687“ nga numri 54 deri në numrin 40 në vendin Shamak në Komunën Gjorçe Petrov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More