Pa rrymë sot disa komuna të Shkupit, një pjesë e Aerodromit pa ujë

Shkup, 22 shtator – Pa energji elektrike sot do të jenë disa komuna të Shkupit, përderisa ndërprerje në furnizimin me ujë do të ketë në një pjesë të komunës së Aerodromit.

 

Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 13:30, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës 21 dhe një pjesë e rrugës 56 në komunën Qendër.

Pa energji elektrike prej orës 9:30 deri në orën 14:30 do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Orman dhe fshatit Nigishtan në komunën Gjorçe Petrov.

Në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 13:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e vendit të quajtur Borinarec në Radishan.

Prej orës 7:25 deri në orën 15:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Maxhari”, rruga 22, shtëpitë rreth stadiumit Boris Trajkovski, pikës së NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, në komunën Gazi Babë.

Për shkak të një defekti në rrugë f-80 në rrugën “Todor Çangov” krahu 41 numër 1 në komunën Aerodrom, ndërprerje në furnizimin me ujë sot prej orës 8:00 do të ketë një pjesë e rrugës “Todor Çangov, nga krahu 41 deri në krahun 61.

Related posts

Gjevgjelia dhe Demir Kapia sot regjistruan 43 gradë celsius, temperaturat vazhdojnë të jenë të larta

D V

Ka nderuar jetë babai i dëshmorit Harun Aliu – Komandant Kushtrimi

Redaksia

Ky është kandidati i Lëvizjes Besa për Bogovinën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More