Pa sheqer dhe qumësht: Akullore që mund ta shijoni edhe kur jeni në dietë të rreptë

Ëmbëlsirë freskuese me më së paku kalori

 

Përbërësit:

– 2 kivi;
– 1 banane;
– disa mjedra;
– 1 lugë e vogël mjaltë;
– 3 herë nga 10 deri në 20 ml ujë.

Përgatitja:

Një kivi qëroni dhe tundni bashkë me 20 litra ujë dhe mjaltë. Kivin tjetër priteni në rrathë dhe radhiteni në një gotë plastike.

Shtoni tretjen të cilën e keni tundur në mes dhe vendosni një shkopth druri.

Futeni në frigorifer me ngrirje të thellë dhe akullorja e parë është e gatshme!

Akullore me mjedra dhe banane përgatisni në të njëjtën mënyrë, vetëm që në to nuk shtoni mjaltë.

Akulloret janë gati për ngrënie kur të forcohen në frigorifer me ngrirje të thellë.

Shijojini.

Related posts

Speca me ajkë, pjata tradicionale e sofrës së veriut

D V

Supë me domate, receta që do të provoni gjithë shtatorin

D V

Do t’ju dalë më e mirë se në restorant, ja si të përgatisni rizoto me karkaleca

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More