Pa ujë nesër disa pjesë në Saraj dhe Gjorce Petrov, pa energji elektrike disa pjesë në Butel

nga Xh M

Shkup, 9 dhjetor – Furnizimi me ujë do të ndërpritet nesër nga ora 7:30 për konsumatorët në vendbanimet Llokë, Krushopek, Gërçec, Shishevë, Gllumovë, Matka e Epërme dhe e Poshtme, Arnakia, Lubini dhe fshatin Saraj në Komunën e Sarajit, si dhe katet e sipërme të ndërtesave në vendbanimin Gjorce Petrov.

NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi-Shkup njoftoi se ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë për shkak të një defekti në një valvul me diametër F-350 mm në rrugën “20” në Saraj dhe do të zgjasë deri në riparimin e tij.

Nga EVN Macedoni SHA, ndërkaq, njoftojnë se nesër nga ora 8:30 deri në orën 9:30 pa energji elektrike do të jenë objekti DOGAN INVEST SHPKNJP-SHKUP, përkatësisht objekti “Ford” në kryqëzimin e bulevardit “Brigada Maqedo-Kosovare” me bulevardin “Bosnja e Hercegovina” në Komunën e Butelit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More