Pacienti i parë i lënduar i cili u kthye nga Beogradi, Darko Stojanov i falënderoi mjekët që ia shpëtuan jetën dhe të gjithë për mbështetjen

nga D. V.

hkup, 26 mars – Darko Stojanov është pacienti i parë i cili u kthye nga mjekimi nga Beogradi, i cili ishte lënduar në tragjedinë në Koçan. Ai dje u prit nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe drejtori i ISHP Klinikës së Toksikologjisë – Shkup, Andon Çibishev.

Çibishev dje tha se pacienti i kthyer nga Serbia është në gjendje të përgjithshme klinike plotësisht të përmirësuar dhe se do të bëhen edhe disa testime klinike që të jenë të sigurt se mund ta lëshojnë në shtëpi.

Shtoi se sipas Planit të Shtabit të Krizës ka përgatitur shumë ekipe, të cilët përbëhen nga psikiatër dhe psokologë të cilët do të punojnë me pacientët të cilët mjekohen në vend dhe ata që do të kthehen nga jashtë.

Taravari, gjatë pritjes së pacientit nga jashtë, tha se sipas protokolleve të cilat tashmë ishin pranuar nga Shtabi i Krizës në Ministrinë e Shëndetësisë, çdo pacient i cili kthehet në vend minimum 24 orë do të ndiqet nga klinika ku do të bëhet triazhë dhe do të jetë në Klinikën e Toksikologjisë.

Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski, njoftoi se do të vazhdojë gradualisht kthimi i pacientëve të cilët mjekohen në spitale jashtë vendit të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Darko Stojanov, sot në mëngjes u prononcua në rrjetet sociale duke falënderuar mjekët të cilët i shpëtuan jetën, si dhe të gjithë që i ofruan ndihmë në këtë periudhë të vështirë të shërimit. Ai thotë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe e qëndrueshme dhe se tani do të vijojë proces pak më i gjatë i shërimit, derisa të sanohen të gjitha pasojat.

Për momentin 113 pacientë të lënduar nga zjarri i tmerrshëm në Koçan mjekohen jashtë vendit. Prej tyre, gjatë ditës pritet të kthehen pesë, ndërsa gjatë ditës së nesërme edhe katër.

Në tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 180 janë lënduar. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More