Agjencia Zhurnal.mk

“Pacific Quartet Vienna” mbyll edicionin II të Skupi Kamerfest

Festivali Skupi KamerFest organizohet nga Shoqata Jofitimprurëse “Muza”.

Drejtori artistik i këtij Festivali është instrumentisti i njohur, violisti Blerim Grubi.

Edicioni i dytë i Festivalit SKUPI KamerFest 2019 nisi të hënën e 7 tetorit 2019. Festivali u hap me koncertin me titull “Artistët Amerikanë në SKUPI KamerFest 2019” dhe ishin sopranoja Catherine Wethington dhe pianisti i njohur Derek Han që çelën edhe siparin e këtij edicioni.

Programi i mbrëmjes së parë përmbante vepra nga Handel, Delibes, David, Benedict, Beach, Herbert.

Ja ku edhe erdhëm në koncertin e fundit të këtij Festivali.

Nesër mbrëma, të enjten më 14.11.2019 do të vijë para publikut një formacion i njohur për jetën e tij koncertore: Pacific Quartet Vienna.

Në SKUPI KamerFest 2019 kuarteti do të interpretojë: L.v.Beethoven – Kuarteti Harkor No.16 F-Dur, Op.135
F.Mendelssohn – Kuarteti Harkor No.2 a-mol, Op.13
Koncerti do të zhvillohet në Galeria Nacionale “Hamami i Daut Pashës” në orën 19:30.

Formacioni përbëhet nga:

Yuta Takase, Violinë I
Ronny Spiegel, Violinë II
Chin-Ting Huang, Violë
Sarah Weilenmann, Violonçel

Për të gjithë që dëshirojnë ta ndjekin, hyrja është e lirë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...