Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Pacolli dhe Haradinaj i urojnë shërim të shpejtë Kurtit pas infektimit me coronavirus

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj i kanë uruar shërim të shpejtë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas infektimit me coronavirus.

Pacolli ka thënë se COVID-19 është lufta jonë që së bashku duhet ta fitojmë, transmeton Telegrafi.

“Covid 19 është lufta jonë që së bashku duhet ta fitojmë. Kryetarit të VV, Albin Kurti i uroj shërim të shpejtë, ndërsa të gjithë qytetarëve u bëj apel që të kenë kujdes dhe të respektohen masat. Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën”, ka thënë Pacolli në një postim në Facebook.

Kurse, deputeti Haradinaj ka shpërndarë një fotografi së bashku me Kurtin, duke i uruar shërim të shpejtë.

Ndërkaq, sot gjatë ditës kreu i LVV-së, Albin Kurti ka njoftuar se është prekur nga coronavirus.

“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës. Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndryshe, në Kosovë është rritur numri i rasteve me COVID-19, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 197 raste të reja, kurse numri i viktimave ka arritur në 669.

Postime të ngjashme

Presidenca kërkon nga Kuvendi miratimin e rezolutës që ia ndalon Hotit të negociojë për çështje të brendshme të Kosovë

admin

Kosova dhe Japonia së shpejti do të mbajnë konferencë të përbashkët ekonomike

admin

Kuvendi pa kuorum, s’ka vota për të miratuar asnjë projektligj

B M

Komunat kundër mbylljes totale të vendit gjatë festave të fundvitit

S.B.

Shpend Dobraja aderon në PDK

T E

Mustafa: Humbja në Podujevë rezultat i papritur

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...