Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Padi penale kundër dy personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mosveprim sipas rregulloreve shëndetësore

NjPB Dibër ka ngritur padi penale kundër E.S.(20) nga Dibra dhe kundër një personi juridik me seli në Dibër, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “mospveprim sipas rregulloreve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.

Gjatë kontrollit të kryer në datën 09.01.2021 nëpunësit policorë dhe personat e autorizuar nga Inspektorati shtetëror i tregut kanë konstatuar se E.S., si person i përgjegjshëm, me vetëdije ka lejuar të punohet në objektin hotelierik pas orës 18.00, ku janë kapur tetë mysafirë, ndërsa tabela me mbishkrimin e kompanisë në mënyrë të pautorizuar është zhvendosur në lokacion të ndryshëm nga ai i zakonshëm, i futur në Regjistrin qendror.

Me këtë, kanë vepruar në kundërshtim me vendimet, rregullat, protokolet shëndetësore dhe rekomandimet preventive për punë në objekt hotelierik dhe masa tjera për mbrojtjen e popullatës nga sëmundja ngjitëse Kovid-19.

Postime të ngjashme

Në Mariovski Skoçivir u dogjën shtëpi të vjetra të braktisura

Z H

Aksident trafiku në Ferizaj, humb jetën një 17 vjeçar

D V

Fshihej në Shqipëri, arrestohet amerikano-kanadezja

D V

​Ndërroi jetë foshnja në spital, nisin hetimet për mjeken në Pogradec

D V

Mbytet në Durrës një i moshuar

D V

158 shoferë të gjobitur në Shkup

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...