Padia e Belerit kundër dekretit të Begajt për zgjedhjet në Himarë, sot seanca në Gjykatën Administrative

nga D V

Është zhvilluar sot seanca e dytë në Gjykatën Administrative për padinë e Fredi Belerit kundër dekretit të Presidentit Begaj për zgjedhjet që do të mbahen më 4 gusht në Himarë.

Sipas avokates së Fredi Belerit dhe PBDNJ, Klodiana Gjyzari, presidenti caktoi një datë pa skaduar afati që Fredi Beleri të ankimojë vendimin e KQZ-së. Gjyzari theksoi se ai ka të drejtë deri më 5 gusht ora 16:00.

Fredi Beleri, i kërkoi Gjykatës Administrative të Tiranës të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në këtë bashki.

Padia e Belerit kundër dekretit të Begajt për zgjedhjet në

Kërkesa që i është dërguar gjykatës, do të thotë pezullim i efekteve të këtij dekreti dhe procesit zgjedhor në ktë bahski.

Më 5 korrik, Presidenti Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë, menjëherë pasi KQZ vendosi heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO për korrupsion zgjedhor.

Në kërkesën e tij Beleri argumenton se do të ankimojë vendimin e KQZ-se dhe deri atëherë kërkon pezullimin e zbatimit të aktit administrativ.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More