Shkup, 23 korrik – Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arsimi (19,6 për qind),
Arte, argëtim dhe rekreacion (19,0 për qind) dhe Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (16,3 për qind).
Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (5,7 për qind), Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (4,4 për qind) dhe Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (4,3 për qind).